Diarea gjatë udhëtimit
Vera ëshë stinë e infeksioneve të zorrëve. Temperaturat e larta kontribojnë në shumimin e viruseve, bakterieve dhe paraziteve të zorrëve. Rreziku nga diarea është më i lartë gjatë udhëtimit dhe pushimit veror.

Çka paraqet diarea e udhëtimit?

Diarea e udhtimit paraqet paraqitjen e më shumë se tre feceve të lëngshme për 24 orë. Me rëndësi është konsistenca, jo vetëm numëri i feceve. Paraqitet si pasojë i infeksioneve bakteriale (Escherichia coli, Salmonella, Shigella, Campylobacter), infeksioneve virale(Rota virus) dhe infeksioneve parazitale (Giardia lamlia, Entaneba mistolitica). Arsyeja më e shpesht për paraqitjen e diaresë gjatë udhëtimit është konsumi i llojeve të ndryshme të ushqimit,që përmban lloje të ndryshme të organizmave me të cilët organizmi i njeriut nuk është mësuar.

Simptomet e diaresë së udhëtimit

Mirë është të udhëtohet, por kjo shpesh na shpien te rreziku më i lartë nga diarea e udhëtimit. Rreziqet nga diarea e udhëtimit janë më të mëdha kur udhëtojmë në Azinë Jugore, Afrikën Ekuatoriale, dhe në pjesën dërmuese të Amerikës Jugore. Simptomet më të shpeshta dhe më të vështira burojnë nga bakteriet invazive dhe bartja e infeksionit më shpesh është me: konsum të ushqimit dhe ujit të ndotur, direkt nëpërmjet rrugës ajërore, me anë të duarve dhe objekteve të ndotura. Simptomet më të shpeshta që paraqiten gjatë diaresë janë:

  • Temperatura e lartë, sidomos gjatë infeksionit me Salmonella;
  • Vjellja dhe dhimbja e stomakut;
  • fece të gjakosura gjatë infeksionit me Salmonella, Shigella dhe Escherichia coli;
  • fece të vështira ujore gjatë infeksioneve virale.

Foshnjët dhe fëmijët e vegjël kanë peshë të ulët trupore, dhe jashtëqitjet e shpeshta të lëngshme kanë rrezik më të madh nga dëmtimet më serioze të barazpeshës ujë-elektrolit, gjegjësisht dehidratimi.

Prevenimi dhe trajtimi i diaresë së udhëtimit

Bazike në prevenimin e diaresë së udhëtimit është evitimi i kontaktit me fëmijë të sëmurë. Shumë me rëndësi është mbatja e higjienës personale, e cila nënkupton pastrimin e rregullt dhe tëshpesht të duarve me sapun dhe me ujë të ngrohtë, dhe përdorimin e mjeteve për desinfektim. Pastrimi themelor i perimeve dhe pemëve para konsumimit, përpunimi termik i vendit, pastrimi dhe desinfektimi i spërfaqeve, sidomos i lodrave të fëmijëve, përdorimi i ujit në shishe dhe e ujit të zijer.

Në trajtimin e diaresë së udhëtimit, primare është rehidratimi dhe përdorimi i probiotikëve, të cilët shumë shpejtë dhe në mënyrë efiksa e ndihmojnë që të rregullohet mikroflora e zorrëve.

Regjimi higjenik dhe dietal

Gjatë periudhës së verës, duhet të konsumohet ushqim më i lehtë. Kur fëmiju ka diare, nuk duhet t’i jepni lëngje pemësh dhe çarja me sheqer, sepse sasia e madhe e sheqerit e rrit diarenë dhe e prolongon kohëzgjatjen e saj. Përveç trajtimit simptomatik me probiotikët, rekomandohet:

– Qull mebollgur, banane, oriz dhe karotë, patate e zijer, bukë dhe mish pule;

– Ushimi me vlerë të lartë ushqyese dhe enrgjetike(pasta,bollgur misëri, drithëra, djath, sasira të vogla të gjalpit).

 Çka të mbani në farmacinë tuaj personale për udhëtim?

Barazpesha e brendshme e mikroflorës është me rëndësi të madhe për shëndetin e organizmit të njeriut. Diarea është mekanizëm mbrojtës për pastrimin e agjentëve, por na shpien te dëmtimi i barazpeshës së kulturave probiotike të cilët gjenden në traktin gastrointestinal. Prandaj, qasja bashkëkohore në trajtimin e diaresë së udhëtimit rekomandon:

  • Probiotik klinikisht të testuar;
  • Mjete për rehidratim.

Me marrjen e probiotikëve, bakteriet e “mira“krijojnë kushte jo të përshtatshme për zhvillimin e mikroorganizmave patogjen.Probiotikët mund të jenë efikas në trajtimin e diares së udhëtimit, sepse e renovojë mikroflorën e zorrëve dhe e përforcojnë mbrojtjen e organizmit.

d-r specialist pediatër
Slavica Fileva