Lëpjeta e bjeshkës
Arrin një lartësi deri në një metër, me rrënjë të zhvilluara thellë  në tokë. Gjethet me formë të gjatë, kurse kërcelli është i drejtë, me hullij nëpër tërë gjatësinë e saj dhe mund të hahet.

Lëpjeta e bjeshkësburon nga Evropa dhe më shpesh rritet në lidhave të lagështa, kullota dhe rajone të pasura me bar. Gjenden edhe pranë rrugëve dhe fushave malore. Kultovohet nëpër kopshte shtëpiake.

Në ushqim shfrytëzohen gjethet e rrullmbullakëta.Më së miri është të mblidhen kur kërcelli ende nuk është zhvilluar plotësisht (mars-maj),por mund të mblidhen edhe në vjeshtë. Gjethet kanë shije të mirë të thartë freskuese. Shumë popuj i mbledhin për ushqim dhe pikërisht për këtë lëpjeta e bjeshkës është një nga bimët si perim më i njohur i egëra.Përdoret për përgatitjen e supës dhe sallatës, kurse nga fara mund të bluhet miell. Në mjeksinë popullore përdoret si bar kundër  skorbutit.