Ndëshkimi dhe shpërblimi – cila është domethënia e tyre dhe si t’i zbatojmë të njejta në procesin e edukimi të fëmijëve
Ashtu siç është e domosdoshme që t’ju ofrojmë dashuri fëmijëve, t’i mësojmë me mënyra të shëndetshme të të ushqyerit, t’ju ofrojmë mundësi për zhvillim të drejtë fizik dhe mental që të kenë fëmijëri të lumtur, por edhe që të kenë zhvillim të shëndetshëm të mëtutjeshëm te individëte rritur të lumtur, poashtu e domosdoshme është edhe disiplinimi i tyre. Disiplina e bazuar në mënyrën e duhur, do ta mësoj fëmijën se si vetë ta kontrolloj sjelljen e tij/saj dhe si i rritur do të dëshiroj të jetë anëtar i kujdesshëm dhe empatik i familjes dhe shoqërisë si qytetar shembullor.

 

Me anë të disiplinimit, fëmijët mësojnë si të krijojnë dhe të ruajnë raporte me njerëzit tjerë dhe si të ballafaqohen me sfidat në jetë me anë të vetëdisiplinimit.

“Për dhe“kundër

Eksiztojnë mendime të ndryshme mes prindërve lidhur me nevojën për disiplinimin e fëmijëve. Shumë prej tyre nuk dëshirojnë t’i disiplinojnë fëmijët e tyre sepse kanë kujtime të këqija nga fëmijëria e tyre lidhur me disiplinimin, madje konsiderojnë se ashtu do të hyjnë në konflikt me fëmijët dhe do të shkaktojnë zemërim dhe frustim te fëmijët, kurse disa të tjerë, nuk mund ose nuk dëshirojnë t’i kushtojnë kohë dhe energji disiplinimit të fëmijëve dhe të gjithë këtyre gabimeve.

Disiplinimi i fëmijëve nuk është ndëshkim sepse nuk kanë bërë asgjë gabimisht!

Përkundrazi, që të disiplinohet fëmija pra duhet të vendosen kufij dhe rregulla të sakta, dhe t’i sqarohen pasojat nga mosrespektimi i rregullave që të mësohet se çka është e drejtë dhe çka jo- dhe që të dij në të ardhmen se si të sillet dhe se si vetë ta korrigjoj sjelljen e vet.

Shumë shpesh prindërit edhe nuk dinë se si ta disiplinojnë fëmijun, prandaj disiplinimi si procedurë e ngatërojnë me ndëshkimin.

Për ndëshkimin

Nevoja për ndëshkim paraqitet te prindërit e pa arsimuar sa duhet të cilët në gjendje dëshprimi dhe pamundësie që të merren me sjelljen e fëmijut, thënë popullorçe “i shërojnë” frustrime e tyre mbi fëmijun.

Ndëshkimi ose dënimi, pavarsisht a është qortim, emërtim i fëmijëve me emëra më të neveritshëm, shuplaka ka vithet ose ndëshkime më të rënda, nënçmime publike ose kufizim i privilegjeve të fëmijës përgjithmonë, është procedurë me të cilën prindërit i kontrollojnë fëmijët e tyre, në vend që t’i mësojnë fëmijët që të kontrollohen vetë në të ardhmen. Me ndëshkim fëmija duhet të “paguaj“për gabimin e bërë, duke mos e mësuar paraprakisht përse nuk duhet të bëhet ose të sillet ashtu në të ardhmen. Ndëshkimin që prindërit e zbatojnë e ndryshon mënyrën në të cilën fëmija e konsideron. Kjo shkakton që fëmija të mendon për vete se është i keq, kur, faktikisht, leksionin që duhet ta mësoj është se në moment ka sjell një vendim të keq që nuk duhet ta përsëris. Ndëshkimi i mëson fëmijët se nuk mund të kontrollojnë vetë sjelljen e tyre dhe prandaj vazhdimisht duhet të varen nga prindërit.

Për disiplinën

Nga ana tjetër, disiplina, si dhe shumë teknika për disiplinim, mundësojnë që fëmijët të mësojnë nga gabimet e tyre dhe si në të ardhmen të merren me emocionet dhe nevojat e veta në mënyra të pranueshme për shoqërinë. Në këtë mënyrë, zhvillohet marrëdhënia pozitive mes prindërve dhe fëmijëve, dhe reduktohet sjellja negative te fëmijët për shkak të kërkesës së vëmendjes plotësuese nga prindërit. Fëmija duhet të ndjej faj për gabimin e bërë, por jo edhe turp për çka do të njehet keq, që në fund ta humb edhe vetëbesimin. Teknikat pozitive të edukimit të fëmijëve, parimisht, duhet të ndërtojnë vetëbesimin te fëmijët. Vetëm fëmijët të cilët janë të sigurt në vetvete mund ta pushtojnë botën.

Lëvdratat dhe shpërblimet janë vetëm disa nga teknikat pozitive për disiplinim të fëmijëve. Nëse dëshironi të krijoni krijesa të mençura dhe të kuptueshme njerzore, por jo robotë të vegjël të dëgjueshëm, vazhdoni të lexoni.

Një proverb e vjetër e jona thotë: “Fjala e mirë, hap edhe dyer të hekurt“. Prandaj, lëvdimi i fëmijëve kur do të bëjnë diçka të mirë ose vetëm sepse i kanë pastruar dhëmbët pa ua kujtuar miliona herë, e stimulon sjelljen e mirë në të ardhmen.Në kulturën tonë të edukimit, prindërit e potencojnë më shpesh sjelljen e keqe të fëmijëve, kur faktikisht duhet të lëvdrohet dhe të potencohet sjellja e mirë të cilën pothuaj asnjëherë nuk e vërejmë. Prindërit janë të vetëdishme për praninë e fëmijëve kur ata bëjnë diçka jo të hijshme ose të keqe, për shembull kur bërtasin, prishin, vrapojnë kur nuk duhet, etj.Atëherë vijon “MJAFT“, „TË THASHË TË MOS BËSH ASHTU“ e kështu me radhë.,që është shumë gabim sepse për fëmijët ajo don të thotë konfirmim se me atë çka e bëjnë në moment, edhepse jo e përshtatshme, e fitojnë vëmendjen e prindërve.Edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të sillen ashtu– porosia është ajo. Por, kur prindërit do t’i nuhasnin reagimet dhe sjelljen e mirë dhe për këto do t’i lëvrdronin fëmijët, për shembull:“Obobo, sa bukur dhe qetë po lozni“, me këtë fëmijët do të marrin porosinë se mënyra e tillë e lojës është në rregull, edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të luajnë pa zhurmë. Madje edhe nëse keni situatë ku një fëmijë luan pa zhurmë, kurse tjetri kërcen rreth e rrotull dhe bën kaos, lëvdroni fëmijën që luan pa zhurmë para fëmijut tjetër, dhe do ta shihni se edhe tjetri do të qetësohet dhe do ta ndryshoni situatën në drejtim të sjelles së mirë, pa pasur nevojë për qortime. Lëvdroni fëmijët kur janë të sjellshëm në komunikimin me të tjerët, kur i zbatojnë udhëzimet tuaja, kur tentojnë të mësojnë diçka të re, sidomos kur tentojnë t’i bëjnë detyrat e shtëpisë. Nëse e lëvdroni fëmijun sepse tregon dëshirë të mësoj diçka të re ose për shkak të durimit të tij kur mëson, atëherë do ta motivoni që të vazhdoj të tentoj edhe në të ardhmen.Shumë ëshrtë me rëndësi që lëvdratën ta jepni menjëherë kur të vëreni sjelle të mirë te fëmija. Vetëm ashtu fëmija do të mund ta lidh lëvdatën me atë çka e bën dhe do ta mbaj mend se çka duhet të bëj në të ardhmen. Lëvdroni shpesh, pozitivisht, dhe lëvdroni mundin, jo rezultatin, sepse kështu e ndërtoni vetbesimin te fëmija. Në vend që të lëvdroni fëmijun për atë që ka marr pesë në test në shkollë, lëvdroni dëshirën dhe mundin e tij për të mësuar për test. Radhën tjetër ndoshta nuk do të jetë pesë, por me rëndësi është që të ruhet dëshira te fëmija për të mësuar dhe të bëhet më i mirë. Kur themi lëvdratë pozitive, kjo do të thotë ta potencojmë sjelljen që dëshironi ta shihni më shpesh, e jo ta kritikoni sjelljen që dëshironi ta çrrënjosni te fëmija.

Sistemi për shpërblime

Kur bëhet fjalë për shpërblime, atëherë nuk është keq që bëni sistem të shpërblimeve. Fëmijut i takon një yll për punën e mbaruar me sukses.Me mbledhjen e një numëri ë mjaftueshëm të yjeve(prindi vendos numërin),fëmijut i takon shpërblim material sipas dëshirës së tij. Ky është parimi, kurse yjet mund t’i zëvendësoni me denarë, gurë, rruaza, dhe tjerë., kurse për ruatjen e tyre, fëmiju mund të zgjedh kuti që do të qëndron në dhomën e saj/tij. Kështu do të mund të numroj kohë pas kohe dhe do të motivohet të ndjek udhëzime ose të bëj vepëra të mira që të fitoj më shumë. Ky sistem i shpërblimit është i mirë kur dëshironi plotësisht të ndryshoni ndonjë sjellje. Dhe mos harroni se yllin duhet t’ja jepni menjëherë pas kryerjes së detyrës.

Nëse nuk i arrini shpejt ndryshimet e dëshiruara, mos u dëshproni. Vazhdoni të tentoni.Ndoshta yjet janë të lehta për t’i fituar ose shpërblimet që i ofroni nuk janë mjaft interesante, edhe fëmiju nuk është i interesur.

Shpërblimet nuk janë patjetër dhe nuk duhet të jenë gjithmonë materiale. Nëse i pyesni fëmijët se çfarë dhurate dëshironi, me siguri shumë shpesh do të dëgjoni se duan një përqafim.Dhurata ose shpërblimet jo materiale mund të jenë shëtitje në pak, shkuarje në kinema ose vaditja e luleve, një përrallë më shumë para gjumit…Provoni që më shumë të shpërbleni me dhurata jo materiale.

Ky sistem i lëvdratave dhe dhuratave (shpërblimeve) funksionon shumë mirë te fëmijët që shkojnë në shkollë. Ofroni lëvdrata dhe shpërblim simbolik pas çdo detyrë të kryer.Nëse detyra e shtëpisë është më e madhe, atëherë mund ta ndajmë bashkë me fëmijun në disa pjesë, dhe sërish të vijoj shpërblimi pas mbarimit në fund të çdo dite. Shpërblimi mund të jetë akullore, përqafim ose diçka tjetër sipas dëshirës së fëmijës.

Prindër, bëhuni pozitiv, më pak kritikoni dhe vëreni më shumë reagimet pozitive të fëmijëve tuaj, ndryshime në më mirë sigurisht që do ketë.