PJESHKAT –  të domosdoshme për këtë verë

 

Pjeshka(lat. Prunus persica) është pemë e shijshme dhe shumë e shëndetshme, e njohur në çdo cep të botë.Ka prejardhje nga Kina veriperendimore, ku janë gjetur gjurmët e para të kultivimit të saj, kurse janë të preferuara dhe konsumohen në tërë botën.

Jo vetëm që janë të njohur si perime, në shumë kultura aziatike kanë edhe domethënie të veçantë simbolike dhe kulturore, duke paraqitur simbolin e pavdeshmërisë dhe pafundshmërinë.

Pjeshkë ose nektarin (pjeshkë pa lesh)?

Pjeshka dhe nektarini janë lloj i njetë i pemës që mbajnë emrin e njetë në botanikë. Faktikisht, këto dy lloje të pemëve mund të rriten edhe në një dru të vetëm! Ata janë praktikisht të njëjtë, duken njëjtë, përveç që pjeshka ka “qime“, kurse nektarina është e“e lëmuar“.

Në rajonet tona, pjeshka mund të hahet nga fillimi i qershorit deri në fund të shtatorit. Ekzistojnë më shumë se 2.000 lloje të pjeshkave, që zakonisht janë të rrumbullakëta, me qime, me ngjyrë të kuqe. Paraqesin një perim freskues, sepse përmbajnç80-90% ujë.

Pjeshkat e lëngshme dhe të ëmbla janë perime të cilat vështirë mund t’i rezistojmë, por poashtu, paraqesin më shumë se një thesar të vitamineve dhe përbërësve të dobishëm.

Burim i matereve të rëndësishme ushqyese

Ky perim i lëngshëm është burim shumë i rëndësishëm i shumë materieve ushqyese.Vitaminet më të shprehura janë: A, C, E, K dhe B3. Prej mineraleve, më të shprehur janë: kaliumi, bakëri, mangani, magnezi, hekuri, kalciumi, fosfori dhe seleni.

Përmban folate, acid klorogjenik, karotenoide, rutin, kvercetin, fibra dietale, karbohidrate dhe sasi të vogël të proteineve dhe yndyrërave.

Begati për organizmin

Duke ju falënderuar fuqisë antioksiduese– vitaminat C dhe E– pjeshka mund të jetë me rëndësi të madhe për mirëmbatjen e shëndetit të organizmit. Përveç kësaj, vitamina C ndihmon në luftën kundër alergjive, infeksioneve virale dhe bakteriale, sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe shumë sëmundjeve tjera. Vitamina e pranishme E është shumë e rëndësishme për prevenimin e paraqitjes së pllakës arterike,tendosjes arteriale dhe zhvillimi të aterosklerozës. Falë vitaminës B2, frutat e pjeshkës janë të shkëlqyer për të pamurin dhe për lëkurë të bukur dhe të shëndshë. Koncentrimet e lartë të kaliumit te pjeshka janë meritorët për pengimin e sëmundjes së veshkëve, si dhe për prevenimin e paraqitjes së ulçerës në lukth. Fibrat dietale te këto fruta të shijshëm kontribojnë në detoksikimin e organizmit, në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe enëve të gjakut, ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe mundësjnë tretje më të mirë të ushqimit. Bioflavonoidi rutin i përforcon kapilaret, ndihmon në largimin e venëve të zgjeruara, e redukton kolesterolin “ e keq”LDL dhe, kështu, e redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Konsumi i këtij perimi sjell më shumë dobi shëndetsore mes të cilëve janë:

Zemër e shëndoshë

Fibrat dietale, kaliumi, voitamina C dhe kolini në pjeshkë pozitivisht ndikojnë te shëndeti i zemrës.

E redukton kolesterolin

Konsumi i rregullt i pjeshkës mund të ndimoj në kontrollimin e kolesterolit të lartë, i cili është faktor rrezik për paraqitjen e sëmundjeve vaskulare dhe kardiovaskulare. Pjeshka përmban komponente fenole që pengojnë paraqitjen e kolesterolit LDL.

Shëndet i mirë mental

Mungesa e magnezit në organizëm mund negativisht të shprehet te funksioni i trurit të mesëm. Prania e magnezit te pjeshka e qetëson sistemin nervor, i relakson muskujt, e qetëson shqetësimin, anksiozitetin dhe e pengon stresin dhe depresionin.

Shumë studime kanë treguar se konsumi i ushqimit të pasur me magnez dhe B-komplejs, pozitivisht ndikon te çrregullimi hiperaktiv te fëmijët.

I mbron sytë

Beta-karotini lshtë përgjegjës për shëndetin e syve, kurse pjeshka përmba sasi të madhe të këtij pigmenti të kuq dhe të portokallt. Beta-karotini, i njohur si provitamin A, është shumë i rëndësishëm sepse pas përdorimit kalon në retinol (vitamina A),e cila në sasi të madhe në roganizëm ndikon si antioksidant. Ky provitamin, poasht e zhvillon dhe e mbron retinën nga radikalet e lira, pengon paraqitjen e kataraktës dhe degjenerilin makular senil.

Ndihmon në shtatzani

Prania e vitamineve dhe mineraleve te pjeshka është arsye që ky produkt të jetë i rëndësishëm për konsum gjatë shtatzanisë. Përmban minerale që ndihmojnë në largimin e dhimbjeve në muskuj, të cilat janë fenomen i shpesht gjatë shtatzanisë. Vitamina C kontribon në zhvillimin e shëndetshëm të eshtrave, dhëmbëve, lëkurës, muskujve dhe enëve të gjakut te foshnja. Poashtu, me rëndësi është për absorbimin e hekurit, që është shumë i rëndësishëm gjatë shtazanisë. Folatet janë të pranishme në pjeshk nxisin zhvilimin e drejtë të zemrës, trurit dhe skeletit në fetus.

Metabolizmi i shëndetshëm dhe linja e hollë

Pjeshkat përmbajnë sasira shumë të vogla të kalorive, andaj konsiderohen si aleat i shkëlqyer për reduktimin e kilogramëve. Me futjen e një pjeshke në organizëm, futen60 kalori, kurse në të njejtën kohë organizmi furnizohet me përmbaje të pasur ushqyese. Acidi klorogjenik, komponim që gjendet te disa lloje të pemëve dhe perimeve, por edhe te pjeshka, është dëshmuar se promovon djegie të yndyrave në trup dhe në atë mënyrë kontribon në humbjen e peshës.Fijet ose fibrat dietale te ky perim i shijshëm, për çka siguron ndjenjën e ngopjes, poashtu e rregullon edhe nivelin e sheqerit në gjak dhe kështu e pengon krijimin e shtresave yndyrore. Zëvendësoni dezertin tuaj me perimin e shijshëm dhe të shëndetshëm!

E mirëmba bukurinë e lëkurës

Vitamina C luan një rol kyç në formimnin e kolagjenit– proteini mungesa e të cilit negativisht ndikon në lëkurë. Ky vitamin, nëse konsumohet në formën e tij natyror (nëpërmjet disa produkeve të caktuara, siç janë pjeshkat)ose nëse përdoret te lëkura lokalisht, mund dukshëm t’i reduktoj rudhat, të prevenoj dëmtimin e lëkurës të shkaktuar nga dielli, si dhe ta përmirëson strukturën e përgjithshme të lëkurës. Vitamina E, e pranishme te kjo pemë, e mbron dhe e hidraton lëkurën dhe kontibon te shërimin e shpejt të dëmtimeve të shkaktuar nga radikalet e lira. Vitamina A poashtu e njom lëkurën, e përmirëson teksturën e saj të përgjithshme, i ngadalson shenjat e pleqërisë dhe kontribon në pamjen e freskët dhe të shëndetshme të lëkurës.