RAHITI  Arsyet dhe pasojat

 

Rahiti është sëmundje në periudhën fëmijërore, gjendje e cila na shpien te eshtrat e butë dhe të dobët te fëmijët. Më shpesh shkaktohet nga mungesa e vitaminës D, në kohën kur është më e nevojshme për zhvillimin dhe rritjen normale të fëmijëve.

Shkaku?

Paraqitja e rahitit mund të jetë rezultat i konsumit të pamjaftueshëm të vitaminës D3 nëpërmjet ushqimit, ekspozimit të pakët ndaj rrezeve të diellit, gjidhënies ekskluzive pa suplementimin e vitaminës D3, sëmundjesabdomeniale ose për shkak të gjendjeve të caktuara gjenetike.

Faktorët tjerë të cilët shkaktojnë rahitin janë konsumi i pamjaftueshëm i kalciumit ose fosforit. Rahiti është gjendje te e cila ekziston çrregullimi imineralizimit(inkorporimi i kalciumit dhe fosforit) te eshtrat që rriten. Diagnoza për rahitin vendoset në bazë të testimit biokimiksi kalciumi i ulët, fosfori i ulët, niveli i ulët i vitaminës D3, fosfataza e lartë alkale në kombinim me prezantimin klinik të simtomeve tipike për rahitin.

Për rritjen normale të eshtrave dhe për mineralizimin e tyre, nevojitet mjaft kalcium dhe fosfat, dy përbërësit kryesor të matricës së ashtit. Mineralizimi deficitar mund të na shpie te rahiti dhe/ose osteomalcia. Rahiti ka të bëj me mineralizimin deficitar në zonën e rritjes, si dhe me dëmtimin e arkitektonikës dhe strukturës së eshtrave. Mekanizmi bazë përfshin kalcifikimin insufiçient të eshtrave. Оsteomalacia nënkupton dëmtimin e mineralizimit të matricës së eshtrave. Rahiti dhe osteomalacia më shpesh ndodhin bashkë, për aq sa janë aktive zonat e rritjes në eshtra, kurse vetëm osteomalacia paraqitet kur rritja tashmë ka mbaruar. Vitamina D ka rolin e “kontrolluesit” të sasisë së kalciumit dhe fosforit të cilët me anë të ushqimit, nëpërmjet zorrëve arijnë deri në trup. Si pasojë e mungesë së vitaminës D, ulet edhe sasia e përgjithshme e kalciumit dhe fosforit, prandaj trupi reagon me aktivizimin e hormoneve të cilat i kompnezojnë këto minerale nga rezervat e trupit, gjegjësisht eshtrat.

Vitamina Dfaktor kyç për rritjen dhe zhvillimin e drjetë të eshtrave

Rritja dhe zhvillimi janë kategori specifike të cilat janë karakteristikepër fëmijët. Rritje më intenzive shënojnë fëmijët nga mosha 1 vjeçare, në moshën e hershme parashkollore dhe në adoleshencë. Këto tre periudha janë më të ndjeshme sa i përket paraqitjes së rahitit. Vitamina D është prohomon, i cili sintentizohet në lëkurë pas ekspozimit të saj ndaj rrezeve ultravjollce ose mund të absorbohet nga ushqimi ose suplementet. Ky prohormon pastaj kalon, konvertohet, në fazë aktive në mëlçinë e zezë dhe pastaj në veshkë. Në këto tre periudha të ndjeshme të rritjes dhe zhvillimit fëmijëror, nëse nuk suplementohet rregullisht vitamina D, mund të rezulton rahiti.

Shumë pak produkte ushqimore përmbajnë sasi të mjaftueshme të vitaminës D. Burimi më i madh i vitaminës D janë peshqite mëdhej/të imët, si salmon, harengë, skumbri, sardna. Gjendet edhe në mish dhe në të verdhën e vezës.Vetëm një pjesë e vogël e këtyre produkteve konsumohen çdo ditë. Gjithsesi, kur janë në gji, fëmijët ushqehen me qumështin e nënës, i cili përmban shumë pak vitamin D. Sinteza e cila realizohet në lëkurë është burim kryesor i vitaminës D.

Çka ndodh te fëmijët nëse nuk konsumojnë mjaft vitamin D?

Shenjat klinike dhe simptomet e ranitit mund të përfshijnë ndjeshmëri, dhimbje në eshtra, prirje për fraktura të eshtrave, sidomos frakturat green stick, lodhje gjatë ecjes. Te fëmijët që ushqehen me gji, mund të paraqiten simptima të hershme skeletore, siç janë eshtrat e butë të kafkës– gjendje që njihet si kraniotabes, që është shenjë e parë e ranitit, kokë formë katërore dhe shtyrja ose vonesa në mbylljen e fontanelit, ndryshime në shtyllën kurrizore. Për shkak të dëmtimit në rritje, nëse skeleti nuk formohet siç duhet, nuk do të ketë rritje të mirë lineare dhe fëmija do të jetë me rritje nën mesataren.

Shenjat dhe simptomet tjera të mbetura janë: trashja e metafizavetë eshtarave të gjata, rruzorja rahitike,rudhat e Harisonit, kifoza rahitike në kohën e lindjes.Fëmijët e vegjël mund të kenë defomime të këmbëve në formë të shkronjës”O” ose “X”, fëmijët më të moshuar– probleme me gjurin. Shpesh, foshnjët kanë hipotoni diskrete – dobësim të muskulaturës, kurse vërehet edhe labilitet neurovegjetativ si irritimi, pagjumësi, djersitje e tepërt.Hipokalcemia, niveli i ulët i kalciumit në gjak, mund të rezultoj me tetania– spazme të pakontrollueshme muskulore. Poashtu mund të paraqiten vështirësi edhe me protezën e  dhëmbëve. Rahiti i manifestuar, i cili është diagnostifikuar siç duhet, me sukses shërohet me vitamin D me doza terapeutike.

Mënyra më e rëndësishme për t’u penguar zhvilimi i rahitit është prevenimi

Është e domosdoshme që të prevenohet përderisa qumështi është ushqimi kryesor i fëmijut, gjegjlësisht deri në moshën 1 vjeçare. Prandaj, sipas rekomandimeve të shoqatave pediatrike botërore, për rritje normale të eshtrave nevojitet suplement prej 400 njësi ndërkombëtare të vitaminës D3. Poashtu, pas moshës 1 vjeçare vazhdohet me suplementimin e rregullt prej 400 njësi ndërkombëtare gjatë muajve dimëror, deri sa të mbaroj rritja.