TRASHEGRA  ALEAT PËR SHËNDET TË MIRË
Thrashegra ose pemëmadhja(Vacciunium macrocarpon) paraqet një pemëtë paçmuar dhe të shijshëm, me prerjadhje nga Amerika Veriore, kurse me kujdes kultivohet dhe rriten edhe në hapësirat tonat, kur është shumë më e shpesht në tregjet dhe raftet e shitoreve. Kohën e fundit, vazhdimisht e më shumë theksohet fuqia e saj shëruese, për çka edhe ka zënë një vend të rëndësishëm në prevenimin dhe mjekimin e shumë sëmundjeve.

Komponentet mjekuese

Fruti ka shije të hidhur të thartë dhe ngjyrë të kuqee rrumbullakët, rritet si kaçube me lartësi prej 24 cm. Përveç frutit, përdoren edhe gjethet të cilët, poashtu, kanë ndikime mjekuese.

Thrashegra është burim i shkëlqyeshëm i flavonoideve, flavonoleve dhe proantocianideve. Përveç kësaj, përmban edhe nivel të lartë të vitaminës C, vitamënës A ( si beta-karoten), vitamine nga grupi B, kalcium, magnez, magnezium, fosfor, kalium dhe fibra bimore.

Veti ose tipare mjekuese

Falë shumë materieve të dobishme të cilat i përmban, e mbron organizmin nga sëmundje të ndryshme, dhe pikërisht për këtë, kjo bimë është në qendër të vëmendjes të shumë ekspertëve nga fusha e ushqim dhe shëndetit.

Trashegra e freskët, lëngu nga trashegra, trashegra e thatë ose e ngrirë është antibiotik dhe antioksidant natyror, i cili i shkatëron bakteriet e dëmshme në organizëm.

Ekspertët kanë vërtetuar se trashegra është e dobishme, para se gjithash, në trajtimin e infeksioneve urinare, paraqet një laksativ të mirë, por ka edhe shumë ndikim edhe te puna e prostatës. Efektivedhe gjatë urinimit të vështirësuar, për çka rekomandohet te meshkuj me prostatë më të zmadhuar.

Trashegra është e pasur me prostaglandin të cilët janë fatalepër bakterien Escherua coli, për çka është efikase në trajtimin e infeksioneve të shkaktzuara nga ky shkaktar.

Poashtu, ndikon edhe në shkatërimin e Heliobakterit (bakteries), i cili shkakton të thatin në lukth. Hulumtimet më të fundit tregojnë se është efektivenë prevenimin e paraqitjes së të thatit në lukth të shkaktuar nga Heliobakteri polori. Në 80% të rasteve i thati në lukth paraqitet pikërisht si pasojë e ndikimi të H. pilori në mukozën e lukthit.Procianidet, të cilët janë të pranishëm në përbërjen e thrashegrës, e pengojnë lidhjen e bakteries për murin e lukthit dhe, në këtë mënyrë, pengohen nga dëmtimi.

Në të njëjtën mënyrë materiet që i përmba trashegra pozitivisht ndikojnë në zgavrën e gojës dhe ndikojnë kundër pllakës bakterialetë dhëmbëve.

Shumë hulumtime për trashegrën tregojnë se materiet e quajtura polifenole dhe izoprenoidi dukshëm ndikojnë në reduktimin e rrezikut nga karcionimi, sidomos janë efektiv kundër kancerit në gji dhe mitër.

Poashtu, e redukton rrezikun nga paraqitja e karcinomit, siç është kanceri në krahëror dhe në zorrën e trashë.

Duke ju falënderuar aftësisë që të bllokoj disa procese të caktuara të oksidimit, trashegra e ruan zemrën dhe ka ndikime të volitshme te tërë sistemi kardiovaskular.Ndihmon në preveniumin e arteriosklerozës.

Ndihmon edhe gjatë kontrollimit të sheqerit në gjak për shkak të përmbatjes së manganit. 1 filxhan me lëng trashegre ndihmon rregullim e sheqerit në gjak te pacientët me diabet 2. (pacientët me diabet duhet të bëjnë kujdes që të mos konsumojnë trashegër të përpunuar me sheqerëra plotësuese).

Në periudhën kur ftohjet sulmojnë, trashegra është një mbrojtës i shkëlqyer nga ata, dhe e gjithë kjo është për shkak të sasis së madhe të vitaminës C që e përmban, i cili ndihmon në mbrojtjen e imunitetit dhe ndihmin në pengimin e ftohjeve.

Kuftëtar kundër obesitetit

Trashegra është luftëtat kundër kilogrameve: 1 filxhan trashegër përmba 16% të dozës së rekomanduar ditore të fibrave natyror, ose pothuaj 4 gram. Kjo dihmon që ta fitojmë oresksin, por e pengon edhe stërngopjen. Kurse për shkak të fibrave natyror mundon lëvizjen e ushqimit nëpër sistemin digjestiv, i cili, poashtu e redukton fryrjen.

Kujdes me zgjedhjen

Për qëllime komerciale prodhohet lëngu i cili më shpesh përmban sheqer. Por, ky lëng nuk ka ndikime pozitive pikërisht për shkak të përmbajes së sheqerit.

Disa nga përbërësit e çmuar ushqyes përmbajne dhe gjatë përpunimit në xheme, lëngje, pite dhe ëmbëlsira, por, sërish, patapëlqehet të konsumohet e freskët ose e thatë, me qëllim që organizmi t’i shfrytëzoj më shumë materiet e shëndetshme dhe të mos konsumohen sheqerëra plotësues ose konzervanse.

Nga trashegra përgatiten edhe mjaft ëmbëlsira, xheme, pejkmez, pite dhe produkte të ëmbla.

Lëngu i pastër 100% nga trashegra mund të gjendet në shitoret për ushqime të shëndetshme.

Çaj nga trashegra

Çaji nga trashegra më shpesh përdoret për mjekimin e organeve për urinim, përdoret dhe kur kemi ngërçe në fshikëzëdhe kur kemi ndezje në veshë te njerëzit që vuajnë nga reuma.

Nëse nuk rekomandohet ndryshe në ambalazhë, çaji përgatitet në mënyra vijuese:

  • Një lugë kafeje ose një filter qese krethet në 0,2 l ujë të nxehtë, mbulohet dhe e lëmë të qëndroj 5-10 minuta, kullohet dhe pihet.

300 më lëng nga trashegra në ditë, dukshëm e redukton paraqitjen e shpesht të infeksioneve urinare për 80%.