BORONICA  – BURIM I SHËNDETIT DHE ENERGJISË
E para në listë nga pemët me përbërje të theksuar antioksidante, e shijshme dhe njëlloj mjekuese. Boronica (Vacciniummyrtillus) qysh nga shekulli i mesëm ka qenë e njohur në mjeksinë popullore si kurë për jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Sidomos ishte vlerësuar lëngua nga boronica për të cilin besohet se e pengon murtajën.

Boronica rritet si therrë gjethgjelbërt në lartësi prej pothuaj 30 cm dhe ka fruta të imët të rrumbullakët me ngjyrë të kaltër- të zezë të mbyllur, me shije të këndshme të athët-të ëmbël. Lulëzon nga maji deri në korrik, kurse frutat e shijshëm në formë të rruazave piqen nga korrik deri në shtator. Në Evropë dhe në Amerikën Veriore boronica kultivohet qysh më herët dhe përdoret si bimë mjekuese.

Mjekuese janë edhe frutat edhe gjethet. Boronicat janë të pasura me fibra dietal, pektine, antocianine, bakër, fibra bimor, bioflavonoide, vitamin C, vitamin E, hekur, glukozë, kalium, kalcium, mangan, natrium, acide organike (të limonit dhe mollës, pekin, proteina, acid folik, krom dhe të tjerë. Përveç në fruta, i pasur me elemente të dobishm është edhe gjethi sidomos me minerale: kalium, natrium, mangan, krom, hekur dhe bakër. Që të kenë ndikim përbërësit e dobishëm duhet të mblidhen në pranverë, vetëm kur janë plotësisht të pjekur.

Përbërësit mjekues

Sot shumë hulumtime shkencore konstatojnë se boronica është ushqim i shëndetshëm dhe është kurë që përdoret për parandalimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve. Fruti ka ndikim të fuqishëm antioksiduese dhe është dëshmuar se ka edhe ndikim anti-kancerogjen. Hulumtime kanë dëshmuar se bornicat e egra ndihmojnë në trajtimin e diabetit dhe janë me ndikim të theksuar dhe të fuqishëm diabetik. Kjo është shumë e vlerësuar ose e rëndësishme në mjeksinë popullore për çka edhe boronica emrohet si insulin bimor. Gjethet nga boronica ndihmojnë në rast të krijimit të disa acideve të caktuara, vjelljes, ngërçeve në lukth dhe kollitjes. Me rëndësi është të dihet se gjethet kanë ndikim pozitiv vetëm nëse mblidhen pra se të piqen, sepse më vonë nuk kanë ndikim mjekues. Boronicat e pjekura përdoren për përforcimin e pasqyrës së gjakut. Boronica përdoret edhe për shërimin e hemoroideve, sepse e pengojnë gjakderdhjen. Kokërra e thata të rrumbullakëta e pengojnë diarenë, sidomos te fëmijët e vegjël. Konsumi i rregullt i boronicës rekomandohet edhe te gratë me barrë me qëllim që të reduktohet rreziku nga paraqitja e venave të zgjeruara dhe hemoroideve. Për shkak të begatisë me materie shëruese dhe ndikimit të theksuar antioksidans, është dëshmuar se është e përshtatshme për shumë organe dhe funksione të organizmit:

  • E stimulon punën e trurit, kurse një studim ka treguar se boronica e ngadalson “plakjen” e kujtesës.
  • E përforcon sistemin imunitar
  • Pozitivisht ndikon te të pamurit dhe shëndeti i syve
  • E redukton rrezikun nga infarkti, sidomos te gratë
  • Gjatë infeksioneve të traktit urinar

Zgjedhja e shkëkqyer gjatë dietës dhe në programet për reduktimin e peshës së trupit

Polifenolet ndikojnë mbi zbërthimin e yndyrërave në qelizat që shtresohen në lukth. Kjo pemë përmban shumë pak kalori dhe pikërisht për shkak të kësaj është e prhaje e shkëlqyer nëse dëshirojmë ta reduktojmë peshën e trupit.

Në ushqim

Boronica qysh moti nihet si super ushqim. Nutricionistët rekomandojnë konsumin e rregullt të të kësaj peme.Në ushqim përdoret si frut i freskët, pemë e tharë, pekmez, lëng, kompost, shurup ose çaj, kurse në disa cepe përdoret edhe si përbërës për bërjen e verës dhe rakisë.

Nga gjethet bëhet çaj ose kompresa. Mund të përdoret pa ndonjë rrezik disa herë në ditë dhe lirshëm mund ta konsumojnë edhe fëmijët.

Përgatitja e çajit:

Në një litër ujë të nxehtë vendosim një grushtë gjethe të thata ose të freskëta të boronicës dhe e lëm të qëndroj 10 minuta. Pihen 3-4 filxhan në ditë. Përzierja e gjetheve nga boronica e egër ose e butë, me gjethe nga luleshtrydhja e egër dhe nga manatherrat është një ndër barnat më ndikuese natyrore kundër diabetit.