MUZIKOTERPIA
Çdo ditë dëgjojmë muzikë, qoftë kur ngasim veturën tonë, jemi në kafiteri, ose kur bëjmë stërvitje, vrapojmë, ngasim biçikletë…Është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, kurse mund të na ndihmojë ta kalojmë stresin dhe problemet  e pëditshme.
Muzika i jep univerzit zemër, trurit dhe fantazisë krahë kurse gjithçkaje tjetër i jep jetë! Platon      

Çka në fakt është muzika?

Muzika (nga fjala greke muza) është harmoni tingullore e cila shkakton një ndjnjë të këndshme shpirtrore. Vallë a jemi pyetur ndonjëherë se sa zhurma që çdo ditë na rrethon i dëmton nervat tona dhe ngadal por sigurt e dëmton edhe shëndetin tonë? Për dallim nga muzika që na çlodh, e përmirëson humorin, me të ne argëtohemi, por e kur qajmë dhe kalojmë nëpër momente të vështira emotive. Ajo është pjesë përbërëse e përditshmërisë, kurse ndikimi i saj pozitive e përmirson shëndetin shpirtror dhe trupor, prandaj terapia me muzikë përdoret në çdo dgë të mjekësisë.

Shkenca me decenie ballafaqohet me ndikimin e shumëllojshëm të zhurmës mbi shëndetin tonë, por poashtu me decenie e studijon edhe ndikim e dobishëm të tingujve harmonik të muzikës për organizmin e njeriut.

Fuqia e muzikës gjatë historisë

Gjithmonë kemi konsideruar se muzika paraqet ushqim për shpirtin dhe trupin. Në historinë më të hershme parimisht muzika ka qenë pjesë e disa ritualeve që të “dëbohen” sëmundjet, kurse luante rol kyçe në për shërim ose rimbëkëmbje.

Filozofët e vjetër grek konsideronin se muzika ka fuqi mbinatyrore, se e stimulon harmoninë mes tokës dhe qiellit, kurse në të njëjtën kohë paraqet edhe një mënyrë të papërshkueshme të kënaqësisë.

Çka ëshë muzikoterapia?

Muzikoterapia është mjekim me muzikë, gjegjësisht përdorim terapeutik i muzikës dhe elementeve të saj ( zhurmë, ritëm, melodi dhe harmoni) me qëllim që të plotësohen nevojat fitzike, emocionale, mentale,sociale dhe kognitive.

Muzikoterapinë e realizon ose zubaton terapeuti i kualfikuar mukzor, individualisht ose në mënyrë grupore që t’a përforcon komunikimin, mësimin, të shprehurit, organizimin dhe qëllimet tjera themelore terapeutike.

Muzikoterapia paraqet përdorimin e muzikës me qëllim që të rehabilitimit dhe përforcimit të psikozterapisë.
Supozimet e muzikoterapisë

Ekzistojnë tri supzime kryesore mbi të cilat mbështen parimet e muzikoterapisë dhe ato janë:

  1. Të gjithë njerëzit posedojnë muzikalitet të lindur.
  2. Мuzikaliteti thellësisht është i rrënjosur në trurin tonë.
  3. Te muzikaliteti nuk ndikojnë dëmtimet neurologjike serioze dhe traumat e trurit.

Bazuar mbui këo supozime janë krijuar konceptet themelore dhe parimet për muzikoterapinë.

Konceptet bazë të muzikoterapisë

Konceptet më të rëndësishme të mjekimit me muzikë, mbi të cilët mbështet tërë procesi i muzikoterapisë janë:

– marrëdhënia cilësore e terapeutit me klientin ,
– mjedis i sigurt (siguri psiqik dhe fizik i klientit),
– respektimi i dinamikës së terapisë,
– shfrytëzimi i zhurmës (jep kohë për përqendrim të mendimeve dhe koordinim të përgjigjeve psiqike që i mundëson terapeutit kohë për mbikëqyrjen e klientit),
– fleksibilitet (adaptim ndaj ndryshimeve),
– qëllime të qarta të terapisë,
– konsistencë me zbatimin e terapisë
– vendosja e kufijve mes klientit dhe terapeutit.

Qëlimet e muzikoterapisë

Qëllimet kryesore të muzikoterapisë, përveç mjekimit, zbutjes dhe prevenimit të vështirësive shpirtrore dhe trupore janë edhe:

  • menaxhimi i stresit
  • zbutja e dhimbjeve
  • shprehja e ndjenjave
  • përmirësimi i kujtesës
  • përmirësimi i komunikimit
  • promovimi i rehabilitimit fizik
  • rritja e kënqësisë nga jeta
  • çlodhje dhe qetësim

Muzikoterpaia synon zhvillimin e potencialit dhe ripërvetësimin e aftësive të individëve që të mund të arrijnë integrim më të mirë personal dhe social dhe në këtë mënyrë jetë më cilësore.

Zbatimi i muzikoterapisë

Në botë muikoterapia përdoret në shërimn e të gjithë kategorive të çrregullimeve psikiatrike dhe defektologe. Zbatohet te fëmijët dhe të rriturit, individualisht ose në grupe, në kushte spitalore ose jashtë spitalit.

Edhepse më shpesh muzikoterapia zbatohet në psikiatri, mjekimi me muzikë me sukses zbatohet edhe në deg tjera të mjeksisë siç janë:

  • neurologjia,
  • gjinekologjia,
  • onkologjia,
  • pediatria
  • kardiologjia,
  • endokrinologjia,
  • mjeksia fizikale,
  • rehabilitimi.
Muzikoterapia për fëmijë

Muzikoterapia në fillim synonte vetëm të rriturit, por më vonë filloi të përdoret edhe te puna me fëmijët. Kjo ka të bëj me fëmijët me nevoja të veçanta, edhepse muzikoterapia mund të përdoret edhe të fëmijët të cilët nuk kanë ndonjë vështirësi më të theksuar. Muzikoterapeutët zgjedhin metodën ekzstuese tashmë të pranuar dhe të njohur e cila mbështet mbi improvizimin muzikor. Me anë të muzikës duhet të krijohet një kumunikim me qëllim që të ballafaqohen me vështirësitë te fëmija, si mund t’i ndihmohet në përforcimin e shëndetit të tij fizik, menal, social dhe emocional. Në kuadër të muzikoterapisë, fëmija mund të prodhoj, krijoj, improvizoj dhe të dëgjoj muzikë.

Nuk ekziston terapi universale muzikore, por bëhet zgjedhje e terapisë varësisht nga qëllimi i terapisë ose në cilën fazë është terapia. Muzika shërben si mjet ose vegël për komunikim, kurse thelbi i terapisë qëndron në marrëdhëniet terapeut-klient, i cili bart potencialin për arrijte të ndryshimeve terapeutike dhe shërim.