PATINAZHI ARTISTIK

Disiplina më e vjetër dhe më e njohur e Lojërave Olimpike Dimërore. Patinazhi artistik në akull bëri debutimin e tij në Lojërat Olimpike të Londrës 1908. Patinazhi artistik në akull është një sport në të cilin rrëshqitësit e akullit, qoftë në çifte ose idividual, kryejnë lëvizje të lira siç janë kërcime,rrotullime, ngritje dhe lëvizje të këmbëve të shkrira në një valle të këndshme.  Emri “patinazh artistik”, ose figure skating, mori emrin e tij për shkak të figurave të bëra nga rrëshqitësit në akull. Këto lëvizje kryhen me përdorimin e patinave që kanë një teh shumë të mprehtë, në mënyrë që të lëvizin lehtë në sipërfaqen e ngrirë. Ekzistojnë disa lloje të patinazheve artistike në akull, freestyle (lëvizje të lira), patinazhi në çifte, vallëzimi në akullit, si dhe patinazhi i sinkronizuar ekipor. Patinazhi artistik në akull është një sport popullor dhe në modë sot, një sport i preferuar i popullatës së përgjithshme, për shkak të lëvizjeve të pazakonta dhe mahnitëse të kombinuara me kostume të shkëlqyera dhe lëvizje të jashtëzakonshme. Disa informacione interesante mbi patinazhin artistik.

Patinat ishin bërë nga kockat e kafshëve
Edhe para se njerëzit të fillonin të zhvillonin interesat e tyre artistike përmes patinave, ato përdoren si një formë praktike e transportit. Mijëra vjet më parë, finlandezët lidhën eshtrat e kafshëve në thembra për të bërë më të lehtë kalimin e liqeneve të ngrirë duke rrëshqitur në vend që të ecnin.

Vallëzimi i akullit vjen nga valsi.
Patinazhi modern i akullit mund të përfshijë gjithashtu vallëzimin në akull, një aktivitet që buron nga një dimër i ashpër në Londër në vitin e largët 1862. Por shembulli i parë konkret është nga viti 1880, kur anëtarët e Klubit të Patinazhit në Vjenë filluan të imitojnë valsin, por në akull. Vallëzimi i akullit u përfshi si disiplinë në Lojërat Olimpike Dimërore të 1976.

 Lëvizja më e çmendur e ndaluar
Suriya Bonali, e njohur si rrëshqitësja që kundërshtoi sistemin, duke fituar pesë medalje ari evropiane dhe tre medalje argjendi në botë, ka bërë lëvizjen “më të frikshme” në historinë e patinazhit artistik në akull. Përkatësisht, në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1998, ajo bëri “backflip” (kërcimin së prapthi) e saj të famshme, por duke ateruar vetëm në një patinë. Edhe pse ajo e bëri jashtëzakonisht mirë, megjithatë, ky kërcim ishte i ndaluar sepse ishte shumë i rrezikshme

Ekzistojnë disa lëvizje që rrëshqitësit meshkuj nuk mund t’i bëjnë
Lëvizja në të cilën rrëshqitësi përkulet mbrapa me kokën, shpinën dhe shpatullat shkakton presion të konsiderueshëm në shpinë dhe për këtë arsye kërkon fleksibilitet të madh. Prandaj, rrëshqitësit femra konsiderohen të jenë më të suksesshëm në kryerjen e lëvizjeve të tilla sesa meshkujt. 

Rrëshqitësit rrotullohen me 300 rrotullime në minutë
Kur kryenë një kërcim rrotullues, rrëshqitësi rrotullohet me një shpejtësi prej 300 rrotullime, që është e njëjta shpejtësi që përjetojnë astronautët gjatë stërvitjes së tyre centrifugale.

Patinat e akullit janë të ndryshme nga patinat hokejt në akull.
Patinat që i veshin konkurrentët janë të ndryshme nga ato të veshura nga lojtarët e hokejve. Rrëshqitësit mund të bëjnë rrotullime dhe ndalesa të shkurtra falë një pjese të dhëmbëzuar të vendosur në maje të patinave. e cila quhet maja e tehut. Kjo pjesë është shumë e vështirë për tu parë, por luan një rol të madh në momentin para hedhjes, sepse ngjitet në akull dhe e bën kërcimin më të lehtë.

Kostum i gabuar mund të kushtojë pikë
Në shumë gara, gjyqtarët mund të shënojnë pikë nëse e konsiderojnë kostumin e rrëshqitjes si të papërshtatshëm ose provokues. Ndërsa kjo është shumë subjektive, megjithatë, pikat mund të tërhiqen nëse më shumë gjykatës thonë se kostumi është i papërshtatshëm.

Aksesorët janë të ndaluar
Rrëshqitësit që konkurrojnë mund të fitojnë ose humbasin bazuar vetëm në individualitetin dhe aftësinë e tyre, ata nuk duhet të përdorin asnjë aksesorë. E vetmja herë që dikush përdori aksesorë ishte në 1972 kur një konkurrent i vendit të dytë doli me një ombrellë plastike.