Bimët mike shtëpiake Lulet  në shtëpi – dritë dielli në katër anët e murit

Çdo bimë sjell begati dhe përfitime në një mënyrë të caktuar. Atmosfera e bukur natyrore dhe disponimi i mbushur me energji, që na e japin bimët tona, janë të plota kur ne vetë i mbjellim dhe kujdesemi për to. Mundohuni të pasuroni hapësirën dhe jetën tuaj me këtë aktivitet joshës, dhe kjo do t’ju kthehet shumëfish.

Formula e provuar dhe e thjeshtë sipas së cilës  çdo shtëpi apo apartament bëhet shtëpi është kur hapësira zbukurohet me lule. Lulja e ndryshon ambientin, i jep shtëpisë një ndjenjë të gjallë dhe të ngrohtë, dhe ajo ndikon në gjendjen shpirtërore dhe në të gjithë ata që jetojnë në të. Kjo është veçanërisht e dukshme në ditët gri të dimrit të gjatë, kur ngjyra e luleve të shtëpisë dhe gjelbrimi i bimëve në shtëpi kujtojnë shpresën që sjellin ditët me diell. Për shumë njerëz, lulet janë një burim lumturie, njohuri e mbështetur nga provat shkencore.

Çdo bimë sjell begati dhe përfitime në një mënyrë të caktuar. Atmosfera e bukur natyrore dhe disponimi i mbushur me energji, që na japin bimët tona, janë të plota kur ne vetë i mbjellim dhe kujdesemi për to. Mundohuni të pasuroni hapësirën dhe jetën tuaj me këtë aktivitet joshës, dhe kjo do t’ju kthehet shumëfish. Ju do të shpërbleni veten dhe të dashurit tuaj me diçka që sjell tregimin, atmosferën, erën, energjinë dhe bukurinë e vet.

Kujdesuni për gjethet e tyre dhe pëshpëritni atyre ndonjëherë ndonjë fjalë të këndshme. Falënderoni ata për bukurinë dhe jetën e tyre, kurse ata do të ndiejnë dashurinë dhe vëmendjen tuaj dhe do t’ju shpërbëjenë me bukuri, ajër të pastër dhe besim të pathyeshëm.

Këtu janë disa sugjerime për lulet që do të dekorojnë shtëpinë tuaj:

  1. Kërpi i vjerës (lat. Sansevieriatrifasciata“Laurentii”) është një bimë me gjethe të drejta të zgjatura dhe të plota. Pastron ajrin nga benzeni, formaldehidi dhe trikloretileni. Kjo bimë nuk kërkon ndonjë mënyrë të veçantë për kultivimin e saj, ajo toleron mirë edhe diellin dhe hijen, dhe mund të vendoset pranë radiatorëve pasi vetë lulja nuk duron lagështi të tepërt. Përveç heqjes së toksinave nga hapësira, gjithashtu është e shkëlqyeshme edhe për dhomën e gjumit pasi prodhon oksigjen gjatë natës.
  2. Luleshqerra e Transvalit është një lule që pastron hapësirën nga azoti, benzeni dhe formaldehidi. Kjo lule me ngjyrë të bukur thith komponimet e dëmshme që gjenden në tymin e cigareve. Ekzistojnë rreth 100 lloje të ndryshme të luleshqerrave të Transvalit, më së shpeshti të verdha, rozë, të kuqe, portokalli dhe të bardha. Luleshqerra e Transvalit nuk kërkon ndonjë kujdes të veçantë, i pëlqen vendet me diell dhe mund t’i durojë nxehtësisë. E tëra çfarë duhet të bëni është shpesh ta ujisish dhe ta lejosh ta zbukurojë hapësirën tënde.
  3. Dracena (lat. Dracaena) është një bimë tropikale që ka origjinën e saj në Madagaskar. Ajo filtron shumë toksina, përfshirë edhe formaldehidin. Kjo bimë nuk duhet të ekspozohet ndaj dritës së drejtpërdrejtë, dhe poashtu nuk do të durojë as shumë ftohtë. Nëse kushtet janë të përshtatshme, dracena mund të arrijë një lartësi deri në 3 metra, kështu që duket se do të dekorojë shtëpinë tuaj me pamjen e saj të hollë. 
  4. Aloe– Shkatërrues i shumë komponimeve të dëmshme në ajër, duke përfshirë rrezatimin nga ekranet televizive dhe monitorët e kompjuterëve. Përveç kësaj, gjethet e aloes mund të përdoren gjithashtu për trajtimin e djegieve dhe përgatitjen e preparateve të ndryshme të dobishme për lëkurën. Një aloe arrin njësoj si 9 pastrues biologjik të ajrit në hapësirën e brendshme.
  5. Bambusipalma është një bimë tropikale dhe një nga pastruesit më të mirë të ajrit. Përsosmërisht filtron formaldehidin, triklorethilenin, ksilenin dhe toluenin. Nuk duhet të vendoset drejtpërdrejt në diell, por gjithsesi duhet t’i sigurohet dritë e mjaftueshme. Bukuria karakteristike e kësaj bime i detyrohet faktit që pamja e saj gjithmonë të kujton atmosferën e ngrohtë të verës.
  6. Zambaku(lat.Spathiphyllum “Mauna Loa”) është një bimë shtëpie që ushqehet nga rrezatimi i dëmshëm, kështu që vendi ideal për vendosjen e saj është përkrah monitorit të TV ose kompjuterit. Thith benzenin, formaldehidin, trikloretilenin, amoniakun, ksilenin dhe toluenin, të cilat në sasi shumë të vogla mund të shkaktojnë pështjellje dhe lodhje. Duhet të keni kujdes me këtë spatifilum elegant, pasi lëngu i tij helmues në kontakt me lëkurën mund të shkaktojë acarim. Gjithashtu duhet të mbahet larg fëmijëve të vegjël dhe kafshëve shtëpiake, sepse nëse gëlltitet ndonjë pjesë e gjetheve të saj mund të shkaktojë dhimbje në stomak dhe vjellje.
  7. Urthi (lat. Hederahelix) është një bimë zvaritëse që rritet zakonisht nëpër shtëpi, por mund të rritet edhe si bimë shtëpie. Urthi heq 60 përqind të komponimeve të dëmshme në ajër brenda vetëm 6 orëve nga vendosja në hapësirë.
  8. Fikusi (lat.. Ficuselastica)është bimë me gjelbërim të përhershëm, dhe ka prjardhjen nga India. Për shkak të pamjes së saj tropikale, ajo do të dekorojë bukur shtëpinë dhe në të njëjtën kohë në mënyrë efektive largon monoksidin, formaldehidin dhe komponimet e tjera të dëmshme në ajër. Gjethet janë zakonisht të gjëra, jeshile të errët dhe me shkëlqim. Për të ruajtur shkëlqimin e tyre, ata duhet të jenë pa pluhur. Fikusi ka nevojë për pak dritë, ujitje të rregullt, por nuk thahet nëse e lini në hije edhe nëse anashkaloni ujitjen. Kini kujdes nëse keni fëmijë të vegjël ose kafshë shtëpiake, pasi gjethet mund të jenë helmuese.