Dimri si një sfidë mode   Veshja mbron dhe zbulon personalitetin e personit

Tendencat e modës së veshjes për këtë dimër do të kombinojnë rehati dhe prakticitet, por gjithashtu i lëvizin gjërat në një stil të caktuar, duke ju dhënë mundësi që ta paraqisni personalitetin tuaj në dritën më të mirë të mundshme. 

Nga pikëpamja e shek. XXI, kur mënyra e veshjes drejtpërdrejt ose tërthorazi diktohet nga industria e modës, madje tingëllon e pabesueshme që fillimisht veshja ishte krijuar për t’u shërbyer nevojave të njerëzve. Sigurisht, që nga koha kur veshja ishte krijuar për të mbrojtur njeriun nga kushtet e jashtme dhe për ta ndihmuar atë të mbijetojë në ndryshimet ciklike të natyrës, gjërat kanë ndryshuar shumë, kështu që moda sot mund të shprehë shumë gjëra të tjera –nga statusi shoqëror, afinitetet artistike, madje mund të artikulojë edhe mesazhe politike. Sidoqoftë, moda dhe veshjet vazhdojnë të përshtaten me sezonin dhe kushtet e motit. Madje edhe koleksionet e modës janë të dizajnuara për stinët – pranverë / verë dhe vjeshtë / dimër.

Me ardhjen e dimrit dhe ditëve të ftohta me shi, lindin menjëherë mijëra pyetje se si të kombinohen veshjet më të ngrohta dhe ta përshtasim atë me muajt në vazhdim. Që pjesët e veshjeve që tashmë i kemi të bëhe më praktike, duhet t’i hedhim një vështrim se çfarë rekomandojnë këshillat e modës botërore dhe sa mund të aplikojmë prej tyre.

Tendencat e modës së veshjes për këtë dimër do të kombinojnë rehati dhe prakticitet, por gjithashtu i lëvizin gjërat në një stil të caktuar, duke ju lejuar që ta paraqisni personalitetin tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme. Gruaja moderne nuk qëndron kurrë në një vend: ajo vazhdimisht mahnit me veshjen e saj ekstravagante, spektakolare dhe origjinale. Dhe kjo nuk ka të bëj vetëm me këpucët dhe veshjet, por edhe për aksesorët. Në fund të fundit, çdo grua dëshiron të shkëlqej, të jetë elegante, moderne dhe e përsosur. Aksesorët femëror romantik, të sofistikuar dhe të guximshëm japin gjithmonë një bukuri të veçantë dhe vulë personale.

Rekomandohen kombinime të forta që lejojnë të gjithëçka: nga lëkura dhe leshi artificial deri te pëlhurat me katëror dhe ato të dizajnuara me leopard ose pumë. Sigurisht, me një veshje kaq laramane dhe të guximshme, duhet të siguroheni që ajo të jetë e rehatshme dhe e përshtatshme për rastin.

Ajo që duhet të siguroni me kohë janë çizmet e rehatshme me së paku dy ngjyra dhe dy stile të ndryshme, kështu që do të mund t’i kombinoni ato në raste të shumta. Veshja është një zgjedhje personale, dhe mundësitë janë të larmishme dhe të shumta, kështu që dëgjoni disa këshilla dhe bëni stilin tuaj edhe për këtë sezon dimri.

 Ngjyra e sezonit – koral i bardhë i mbyllur

Toni i ngjyrës, i errët, por sërish jo i komplikuar, në industri njihet si PANTEON P115-1. gjejgësisht ngjyra e koralit të bardhë të mbyllur asocion me modën e ndonjë periudhe më të thjeshtë. Nuanca subtile neo-ofanzive paraqet një kujtesë të ashpër se sa çuditërisht ndryshojnë gjërat, me një shkallë graduale qetësuese që forcon ndjenjën e pashmangshmërisë së kohës. Përfaqëson shkrirjen e jetës moderne me botën natyrore, ndërsa forcon linjën midis shpresës dhe dëshpërimit, PANTEON P115-1 U, ngjyra e koralit të bardhë shtron pyetjen e kahmotshme – ku shkuan gjërat keq?