Shtatzania – Ushqyerja dhe mënyra e jetesës  Si ta kapërceni lehtë gjendjen e bekuar
Ka shumë mite dhe alarme të rrejshme kur bëhet fjalë për shtatzëninë. Gratë shtatzëna duhet të jenë të informuara mirë për shëndetin e tyre, mundësitë që trupi ka në shtatzani dhe ushqimet që mund të konsumohen. Është e rëndësishme të jeni aktive gjatë shtatëzanisë për të qëndruar e aftë, të ulet stresi dhe gruja të përgatit për lindje.

Shtatzania mund të jetë një kohë shumë tërheqëse për shumicën e grave. Por disa gjithashtu ndjehen të shqetësuar për atë që duhet (ose nuk duhet të bëjnë) për fëmijën e tyre dhe shëndetin e foshnjës së tyre.  Duke u nisur nga aksioma se çdo grua është e ndryshme, atëherë ky ndryshim i tillë vjenë në shprehje në këtë gjendje të ndjeshme për çdo grua. Për disa gra, shtatzania nuk ndryshon dukshëm stilin e jetës së tyre, por për disa të tjera jeta ndryshon rrënjësisht.  Dhe diversitetit të tillë i shtohen pyetjet: çfarë lejohet, dhe çfarë nuk duhet të bëhet gjatë shtatëzanisë? Cilat rregulla duhet të ndiqen, dhe cilat jo?

Shumica e zakoneve, për fat të keq, shërbejnë vetëm për të prishur funksione të caktuara, inde ose sisteme organike në trupin tonë. Për të njëjtën arsye, shtatzania duhet të jetë një kohë kur një grua shtyrton se sa këto zakone janë potencialisht të dëmshme si për trupin e saj, ashtu edhe për fëmijën. Zakonet e vjetra në shtatzëni bëhen zakone të këqija që duhen prishur madje edhe “gjatë natës”.

Këshillat për shtatzaninë mund të gjenden në shumë vende, por ato duhet të zbatohen me kujdes. Kështu që ne nënvizuam këshillat kryesore për gratë shtatzëna dhe i ndamë ato në disa kategori të rëndësishme.

Ushqyerja në shtatëzani

A lejohet gjithçka për të ngrënë gjatë shtatëzanisë? Është një nga pyetjet e para që nënat e ardhshmee parashtrojnë, megjithëse është e qartë se përgjigja është jo. Këshillat për dietën e grave shtatzëna duhet të fillojnë me thyerjen e mitit që gratë në këtë gjendje “duhet të hanë për dy”. Kjo nuk është dëshmuar, dhe stërngrënia është e keqe si për nënën e ardhshme ashtu dhe fëmijën e saj. Sipas disa studimeve, ju duhen vetëm 300 deri 500 kalori shtesë në ditë. Gratë shtatzëna mund të fitojnë nga 8 deri në 12 kg, deri në 15 kg. Pesha totale e humbur gjatë lindjes është 5000-6000 gram.

Çfarë ushqimi duhet të shmangni gjatë shtatëzanisë?

– Sushi, domethënë çdo peshk i papërpunuar ose mish i papërpunuar, sepse ekziston rrezik nga prania e baktereve.

– Ushqim deti që përmban mërkur si ton.

– Vezë që nuk janë gatuar mirë sepse ato mund të përmbajnë baktere siç është salmonela.

– Djathra të rinj.

– Duhet shtuar që konsumimi i kafeinës dhe alkoolit duhet të shmanget me çdo kusht, madje edhe në sasi të vogla. Pirja e duhanit është gjithashtu e ndaluar rreptësisht gjatë shtatëzanisë.

Çfarë duhet të hani gjatë shtatëzanisë

Ajo që hahet gjatë shtatëzënësisë ndikon në energjinë dhe mirëqenien e gruas shtatzënë. Por gjithashtu, ushqyerja e një nëne mund të ndikojë drejtpërdrejt në shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës së saj.Për shak të rritjes së nevojës së kalorive dhe materieve ushqyese është shumë e rëndësishme të zgjidhni ushqime të shëndetshme të pasura me lëndë ushqyese.

Fitimi i peshës gjatë shtatëzanisë është normale, por është e rëndësishme që kjo të bëhet në mënyrë të shëndetshme. Kjo është e dobishme për nënën, foshnjën dhe shëndetin e nënës pas shtatzënisë.

– Ushqime të bazuara në niseshte (të tilla si buka, drithërat, patatet, orizi dhe makaronat).

– Fruta dhe perime.

– Shumë fibra, të cilat mund të gjenden në bukën e grurit, si dhe në pemë dhe perime.

– Ushqime proteinike si mishi, peshku, mishi i pulës.

– Produkte të qumështit si kos, qumësht dhe djathë.

Bishtaja – ky grup ushqimi përfshin thjerrëza, bizele, fasule, qiqra, sojë dhe kikirikë.

Bishtajat janë burime të shkëlqyera bimore të fibrave, proteinave, hekurit, folatit (B9) dhe kalciumit – për të cilat trupi ka nevojë gjatë shtatëzënësisë.

– Patatet e ëmbla janë shumë të pasura me beta-karoten, një përbërës bimore që shndërrohet në vitaminë A në trup. Vitamina A është thelbësore për rritjen dhe diferencimin e shumicës së qelizave dhe indeve. Është shumë e rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të fetusit.

– Salmoni, i cili është shumë i pasur me acide yndyrore thelbësore omega-3.

– Uji. Gjatë shtatëzanësë, vëllimi i gjakut rritet me 1.5 litra. Prandaj, është e rëndësishme të ruani hidratimin e duhur. Fetusi zakonisht merr gjithçka që ju nevojitet, por nëse nuk i kushtoni vëmendje marrjes së ujit, gruaja shtatzënë mund të dehidrohet.

 

Higjiena dhe kozmetika gjatë shtatëzanisë

Përveç ushqimit, gratë shtatzëna kanë nevojë për këshilla për higjenën dhe kozmetikën. Ka shumë dilema të pazgjidhura në këtë fushë. Për shembull, ka disa hulumtime që konfirmojnë se përdorimi i vajrave ose kremrave të caktuar do të shmangë streset.

Por, një këshillë e bazuara në më shumë përvoja është se nuk është e sigurt për gratë shtatzëna të lahen në ujë shumë të nxehtë. Në gjysmën e dytë të shtatëzanisë, larja në një vaskë shtëpie ose pishinë nuk lejohet për shkak të një mundësisë së shtuar të infeksionit ose plasjes së lëngut amnionik.

Përgjigja e pyetjes “çfarë mund të bëhet në shtatëzani” përfshin ngjyrosjen e flokëve. Edhepse ngjyrat e flokëve përmbajnë një nivel të caktuar të kimikateve, ato nuk janë të dëmshme për fëmijën.Përbërja e kremrave të përdorur duhet të kontrollohet plotësisht. Nëse ato përmbajnë më shumë se 2 përqind acid salicilik atëherë është mirë që të shmangni këto produkte.

Jeta seksuale

Marrëdhënia nuk ka përse të jetë e vështirë, por është normale që partneri juaj të përshtatet në disa pozicione. Duhet theksuar se fetusi është shumë i mbrojtur dhe marrëdhënia seksuale në shumicën e rasteve nuk ka asnjë efekt tek foshnja. Sidoqoftë, nuk është keq të këshilloheni me një mjek përpara se të vendosni të kryeni marrëdhënie seksuale gjatë shtatëzanisë.