A kam nevojë për një regjim të ri të kujdesit të fytyrës në pranverë?
Lëkura e fytyrës pëson tranzicione kyçe gjatë gjithë vitit dhe për të përfituar sa më shumë nga këto ndryshime është e nevojshme të përshtatim funksionin e saj përmes hidratimit adekuat sezonal.

HIDRATIMI

Dhe kur temperaturat bien dhe rriten, lëkura përballet me një sfidë të quajtur hidratim. Nëse dëshironi një lëkurë të plotë dhe të hidratuar me një efekt shkëlqyes, kërkoni një serum të lehtë të mbushur me vitaminë C. Ky kombinim do të mbrojë dhe hidratojë spontanisht lëkurën duke minimizuar mundësitë e bllokimit të poreve në minimum. Vitamina C është thelbësore për lëkurën e prirur ndaj puçërrave. Për të shuar tërësisht etjen e lëkurës, pas serumit, aplikoni një krem me bazë të acidit hialuronik, peptideve dhe vitaminave.

SPF-MBROJTJA

Mos lejoni që rrezet e buta të diellit t’ju mashtrojnë, ata poashtu do të shkaktojnë dëm, dhe e para në listë është fotoplakja. Filloni me SPF Factor 30 dhe kushtojini vëmendje kremit ose locionit për t’u mbrojtur kundër UVA, UVB dhe rrezeve infra të kuqe. Nëse lëkura është e prirur ndaj puçërrave, ju duhet një variant që nuk përmban asnjë vaj, sepse me rritjen e temperaturës, ajo do t’i bllokoj poret. Ky rekomandim është një domosdoshmëri për ata me lëkurë natyrore të ydnyrshme.

PILINGU (Qërimi)

Gjatë dimrit, ditët e ftohta, humbja e lagështisë, erërat e ashpra dhe nxehtësia artificiale brenda shtëpisë stresojnë ndjeshëm lëkurën. Për të përjetuar efektet premtuese të serumit ose kremës së fytyrës më shpejt është e nevojshme shfletëzimi i shtresës së qelizave të vdekura. Trajtimi i shfletësim ose luspim mundësisht të përmbajë fruta, acid glikolik ose salicilik. Acidi glikolik do të heq papastërtitë e depozituara në poret, ndërsa acidi salicilik do të thithë yndyrën e tepërt. Lëkura e re do të lejojë depërtimin e thellë të përbërësve kryesorë të kremërave.

KREM PËR RRETH SYVE

Lëkura rreth syve është më e hollë se pjesa tjetër e fytyrës dhe për këtë arsye shpejt mbetet pa ujë. Kur i shtoni kësaj mbylljen e syve të shkaktuar nga rrezet e para të diellit, lehtë do të arrini në përfundimin se keni nevojë për një krem hidratues që do të trajtojë rrudhat e imëta në të njëjtën kohë. Produkti ideal do të vinte i paketuar me një përqendrim të lartë të antioksidantëve dhe peptideve që do të mbrojnë kolagjenin nga rrezet e dëmshme UVA.