Jelena Jovanova

Ata të dy jo vetëm që ndajnë të njëjtin emër, ata ndajnë të njëjtën buzëqeshje energjetike, ngjitëse dhe të parezistueshme, si kur kamerat janë duke punuar ashtu edhe kur janë në pushim. Publiku e do aq shumë Jelenën nga seriali televiziv “Prespav”, sa që shumica besojnë se aktorja është identike me personazhin që luan. Ky është vetëm një konfirmim i aftësive të aktrimit të Jelenës e cila në jetën reale është një shpirt i vërtetë artistik, një profesioniste e shkëlqyeshme, një zonjë shembullore e sofistikuar për të cilën lypesen shumë anë për ta përjetuar atë në dritën e vërtetë. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e kushtuar jetës së përditshme të aktores sonë me sukses ndërkombëtar.

PlusPharma: Meqenëse jetoni çdo ditë në Kroaci, a jeni në dijeni se “Jelena nga Draceva” është bërë çdo vajzë e dytë në Maqedoni? Nëpër rrugicat tona udhëtojnë shumë gra të hareshme, luftarake prania e të cilave dëshirohet nga të gjithë, por kur drita zhduket, ata mbeten shpirtëra të vetëmuar të cilët besojnë se lumturinë do të gjejnë vetëm nëse shpërngulen nga këtu.
Jelena Jovanova: Dikuj i mjafton një rrugicë, dikush asfiksohet në nguticën e globit. “Jelena nga Draçeva” është vetëm një nga ata që dëshiron një biletë njëkahëshe për të ikur nga rrugica e saj për ta pushtuar globin. Sigurisht, një nevojë e tillë, kur jeton në një shtet të premtimeve të parealizuara, ku është e qartë për kë është nënë dhe për kë është njerkë, bëhet edhe më e kuptueshme dhe e domosdoshme. Kam 7 vjet që jetoj në relacionin Zagreb-Shkup. Nuk mendoj se bari në Kroaci është më i gjelbër, por sigurisht që është më i rregulluar. Uroj dhe shpresoj që të vijë koha kur sistemi të funksionojë për ne dhe kur gjërat do të funksionojnë nuk do të ketë asnjë incident.

PlusPharma: Ata që shikuan versionin maqedonas teatral të muzikalit të famshme “Çikago”, ishin pjesë e një turme njerëzish që dëshmuan se Maqedonia ka njëqind herë aktore më të mirë sesa Rene Zelviger dhe Katerine Zeta Jones së bashku. Jelena, a jeni në dijeni të madhështirë së talentit tuaj? A vlerësohet dhe a çmohet sa duhet në vendin tonë? Ju cilit i jepni përpari, teatrit ose filmit?
Jelena Jovanova:Oooh! Nuk di si të vazhdoj me përgjigjen, kur bëhet fjalë për një mendim të tillë të ndarë! Faleminderit! Për mua është e rëndësishme! Nëse nuk ka audiencë, nuk do të isha aktore. Unë besoj në sytë dhe zemrën e tyre. Fakti që deri tani kam qenë e parnuar, më mirë sesa kam dëshiruar, konfirmon faktin që jam në vendin e duhur dhe që se krijoj në kohën time! Unë jam përjetësisht dhe jashtëzakonisht mirënjohës për këtë. Unë jam akoma duke mësuar dhe dua ta mësoj këtë zanat. Unë gëzohem për çdo rol të besuar dhe përpiqem të bëj maksimumin. Teatri i kamerave gjithmonë më ka flejtur më shumë, kështu që në njëfarë mënyre kam arritur të lidhem me kamerën më lehtë. Përparsi në zgjedhje ka vetë ky projekti dhe nëse dhe sa ky projekt do të provokoj për zhvendosjen e kufijve të mi. Pavarësisht nëse është teatral apo film. Unë jam i kënaqur me atë që kam arritur deri më tani. Për momentin ndjehem i pjekur për sfida shumë më të mëdha. Unë jam këtu për të parë nëse dikush ka guximin ta bëjë këtë dhe të njëjtën ta njohë tek unë.

PlusPharma: Ju keni një bukuri të jashtëzakonshme, por a planifikoni të plakeni si Meryl Streep? A është e mundur të shihet Jelena me një fytyrë dukshëm me botoks? A besoni se sapo të filloni me një korrigjim – nuk do të ketë fund?
Jelena Jovanova:Faleminderit për komplimentin! Mësoj çdo ditë ta përqafoj atë që më është dhënë dhe ta ushqejë atë natyrshëm. Kam qenë e kapluar nga ideja se operacioni estetik ishte i domosdoshëm derisa nuk u zhyta thellë në atë që natyra dhe shpirti e ofrojnë si një zgjidhje për çdo problem. “Do të dëshiroja që të plakem me mençuri dhe të pranoj që koha lë gjurmë, por se këto gjurmë mund të jenë dëshmi për ekzistencën vetijake që është një bekim, dhe jo një barrë.” E cila, po – mund dhe duhet të ushqehet natyrshëm, por nuk mohohet!

PlusPharma: Sa arrini të merrni ushqim të shëndetshëm? A jeni duke ndjekur ndonjë program apo po ndiqni rregullat tuaja? Gatuani?
Jelena Jovanova: Me profesion unë jam një person që merrem me emocione, pëlqen të vëzhgojë, të dëgjojë dhe të përgjigjet në mënyrë të duhur dhe të reagojë. Ndoshta kjo ma lehtëson momentin e “dëgjoni trupin tuaj dhe jepini atë që i duhet”! Asnjëherë nuk jam privuar nga asgjë ose, falë Zotit, kurrë nuk ka qenë e nevojshme të privohem nga diçka. Për nga natyra unë jam një llapës edhe pse pesha ime mund të mos bëjë një përshtypje të tillë. Më pëlqen të gatuaj dhe të provoj receta të ndryshme dhe të shijoj pasurinë e kuzhinave të ndryshme dhe sintezën e tyre. Frutat dhe perimet janë në menu çdo ditë, peshk të paktën një herë në javë, ashtu si mishi. Dita ime fillon me ujë të ngrohtë me limon dhe mjaltë, perime ose pulpë avokade ose pure. Rostiçeria gjithmonë përmban fruta, dreka është e larmishme me sallatë të freskët, ndërsa për darkë e di të qeras veten një gotë verë, djathë të mirë dhe proshutë. Kefiri dhe rrepka gjithashtu shpesh i zgjedh për darkë. Çelësi për një linjë të shëndetshme është që të kombinohen siç duhet ushqimi dhe besoj se është diçka që dikush mund ta mësojë. Zagrebi është akoma magjik për mua dhe më pëlqen të eci madje me orë të tëra. Në atë mënyrë, unë e mbaj veten fizikisht aktive, nëse nuk e jamë ndjerë se është ditë për vrapim ose joga

 

 

PlusPharma: A e lini ndonjëherë telefonin tuaj ” pa zë”? Si e përjashtoni veten nga gjithçka?
Jelena Jovanova: Me Stjepanin mësova të fik celularin së paktën të dielën dhe ajo ditë të jetë shumë e JONA. Unë e dua lehtësinë e tij në marrjen e vendimit për të ndarë kohë për veten e tij dhe gëzohem që edhe unë jam duke u përmirësuar në këtë. “Kur shkojmë me pushime me burrin tim, gjithmonë mbajmë një telefon të vjetër Nokia me një numër të ri të cilin e dinë vetëm familja për raste urgjente. Në atë mënyrë, nuk dëgjojmë njoftime nga posta elektronike dhe mediat sociale “. Dita ka ritmin e vet që nuk diktohet nga kontrolli dhe obsesioni virtual. Nuk bëhem skllav i monetit që të gjithë duhet ta dinë dhe të shohin se ku jemi dhe si jemi. “Një libër i mirë dhe muzika mund t’ju largojnë nga bota e informacioneve të panevojshëm dhe t’ju çojë në një vend ku të mund të shijoni ëndrrat dhe vetë-njohjen tuaj!”

PlusPharma: Çfarë mund të gjendet në farmacinë tuaj në shtëpi nga produktet natyrore dhe shtojcat ose suplementet?
Jelena Jovanova: Aloe vera, sumbull, vajra esencialë natyral të kajsisë, avokado dhe bajame. Kur inxhizojmë për një kohë të gjatë, më duhen vitamina C shtesë, dhe në dimër lëkurë të shëndetshme dhe të zhdërvjellët, nëse ndjej nevojë, marr edhe vitaminën E.

PlusPharma:Jelena dhe sporti – sa shikoni dhe sa praktikoni sport?
Jelena Jovanova: Unë shikoj futboll dhe tenis. Jam mësuar me këtë qysh si fëmijë me babin tim, me të cilin ende dimë se si të shkëmbejmë mendime rreth sportit. Vrapimi po bëhet gjithnjë e më shumë një sfidë dhe kënaqësi për mua dhe unë do të doja të provoja në garat maraton.

PlusPharma: “Jelena nga Prespav” ka një buzëqeshje të parezistueshme ngjitëse, a posedoni të njëjtën buzëqeshje në jetën reale? Çfarë mund t’ju bëjë të buzëqeshni më lehtë?
Jelena Jovanova: “Jelena nga Draçeva”ka trashëguar buzëqeshjen time private dhe ndjehem krenar me momentin kur personalisht do të dëshmoj sa ngjitëse është kjo”. Më lehtë qeshë me çmenduritë e mia. Kështu edhe më lehtë i zgjidh problemet.

PlusPharma:Cila është formula juaj për shëndet të mirë dhe shpirt të hareshëm që do të ndani me lexuesit?
Jelena Jovanova: Ta pranojmë veten dhe të punojmë për një “unë” më të mirë. Të pranojmë tjetrin dhe të kuptojmë, të mos gjykojmë, të rritemi shpirtërisht me gjërat që na bëjnë të lumtur dhe që na japin aspirata të shëndetshme. Të qeshemi më shpesh nga zemra, të jemi human dhe solidar. Le të kultivojmë empatinë dhe të ushqejmë të vërtetën. Nëse jemi të rrethuar nga e vërteta jonë, ne do të jemi në gjendje ta bartim kryqin tonë shumë më lehtë dhe besojmë. Besim për fillim dhe fund!