Migrena

Numëri i të sëmurëve nga forma më e rëndë e dhimbjes së kokës që faktikisht e paaftëson njeriun, arrinë 30 milion dhe shumica e tyre janë gra. Si ta ndihmoni veten?

Migrena është një dhimbje koke që paaftëson një person në çdo kuptim të fjalës dhe kryesisht ndjehet në zonën temporale, të ballit dhe syve. Pothuajse është e pamundur të parandaloni ose zvogëloni dhimbjen kur të shfaqet. Kur përballeni me simptoma – dhimbje koke e vështirë, pështjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, stimuj nga aromat dhe zhurma -gjithçka që mund të bëjnë njerëzit bëjnë është të fshihen nën jorgan dhe të presin që ajo të kalojë, e cila mund të zgjasë me orë, apo edhe ditë. .

E gjithë kjo ishte për faktin se deri vonë ishte pothuajse e pamundur të kontrollohej kjo situatë. Ilaçet ose barnat e prodhuar për të trajtuar kushte të tjera (të tilla si beta bllokuesit, ilaçet kundër depresionit dhe ilaçet anti-inflamatore) shpesh përdoren në rastin e migrenës. Por problemi është se këto ilaçe ose barna nuk funksionojnë te të gjithë, dhe ato shpesh shkaktojnë efekte anësore të tilla si lodhje, presion të ulët të gjakut dhe ulje të dëshirës seksuale. Një problem tjetër është se është pothuajse e pamundur të parashihet nëse një ilaç ose bar do të funksionojë për pacientin, dhe nëse funksionon, a do ta bëj atë të varur.

Ilaçi ose bari i ri për migrenën?

Çfarë ka evoluar në mënyrë të konsiderueshme sa i përket trajtimit të migraines në 20 vitet e fundit? Bëhet fjalë për një klasë të re të barnave të quajtur kalcitonin, një peptid i lidhur gjenetikisht, një antitrup monoklonal ose mAbs CGRP. Ky ilaç injektohet një herë në muaj dhe është ilaçi ose bar i parë i krijuar për të parandaluar migrene. Ilaçi ndihmon nëse vuani nga dhimbja kronike (më shumë se 15 ditë në muaj) dhe herë pas here.

Ilaçi funksionon duke zvogëluar aktivitetin e CGRP, një proteinë e përfshirë në transmetimin e dhimbjes së migrenës. Si rezultat, simptoma të tjera të migrenës, të tilla si inflamacioni dhe ënjtja e enëve të gjakut, kanë gjasa minimale të ndodhin. Sipas studimeve të fundit, pas konsumimit të rregullt të ilaçit ose barit gjatë një periudhe prej tre muajsh, shumë pacientë kanë vërejtur një ulje të dyfishtë të ditëve të kaluara me dhimbje koke.

Shqyrtoni shkaktarët

Ajo që sigurisht funksionon për migrenën është shmangia e gjërave që e shkaktojnë atë, megjithëse fillimi i saj zakonisht është kombinim i disa faktorëve. Gama e shkaktarëve është vërtet e madhe, duke filluar nga ushqime si djathi i vjetër, alkooli, çokolata, kafeina, agrumet, mishi i thatë ose peshku, arrat, dieta, pagjumësia, depresioni, lodhja, aromat e forta, zhurmat me zë të lartë, drita e fortë, drita intensive, etj. , kushtet e motit. Imagjinoni, çlodhja me një film deri natën vonë te disa njerëz të nesërmen mund të sjellë re të errëta.

Nëse i shmangni ato varietetet e ëmbël të ëmbëlsirave për shkak të migrenës së pashmangshme që vijnë pasi t’i shijoni ato, kemi një lajm të mirë: disa stimulues të zakonshëm si çokolata ndoshta nuk stimulojnë migrenën siç kemi menduar deri më tani – sugjerojnë studimet e fundit. Pyetja është se pse këto kënaqësi kanë emër të keq? Fillimi i migrenës fillon me një dëshirë të theksuar për ushqim dhe njerëzit kanë tendencë të marrin ëmbëlsira, shpjegon Dr. Peter Godsbi, një profesor në Kolegjin King në Londër. Kur migrena godet menjëherë pas kësaj, është logjike që pacientët të fajësojnë çokolatën – në këtë mënyrë është formuar ajo lidhje mendore që është plotësisht gabim.

Ndiqni simptomat për të kuptuar më mirë migrenën tuaj dhe të konkludoni nëse shkaktuesi te i cili ju dyshoni është i legjitim, sugjeron Dr. Godsbi. Pasi të keni identifikuar shkaktarët e duhur, nuk është e dëshirueshme t’i shmangni ato 100 përqind. Përse? Për shkak se në atë mënyrë ju rrezikoni të bëheni shumë të ndjeshëm ndaj tyre duke iu nënshtruar leshtësiht kokëdhimbjes, thotë Dr. Paul Martin, drejtor i shkollës për Kërkiome Psikologjike në kuadër të Kolegjit kombëtar universitar të Shëndetit dhe Mjekësisë në Australi. Zgjidhja për këtë: rrisni toleranca përmes ekspozimit të zgjatur dhe të kontrolluar. Supozoni se një nivel i ulët i sheqerit në gjak ju shkakton dhimbje koke? Nëse jeni të kujdesshëm që të konsumoni darkën në ora 19.00, provoni ta zhvendosni atë disa minuta mbrapa.

Ilaçi (zgjidhja) është në kokën tënde!

Sipas një studimi të vogël, njerëzit që meditojnë kanë dhimbje koke më të shkurtra, më pak të dhimbshme dhe më pak të shpeshta. Nuk bëni dëm nëse e kontrolloni, apo jo? Meditimi lehtëson stresin, që është shkaktari numër një i migrenës, thotë Rebecca Erwin Wells, një profesor i neurologjisë në shkollën e mjeksisë, “Vejk Forest”. Sipas saj, meditimi mund të shkaktojë ndryshime neurobiologjike në tru që ndikojnë në mënyrën se si ne përpunojmë dhimbjen. Një teori tjetër: pasi njerëzit mësojnë të jetojnë me dhimbjen, ata kanë më pak të ngjarë të bëjnë dramë prej saj (të tipit: “Kjo dhimbje koke nuk do të largohet kurrë!”), kurse paniku vetëm thellon dhimbjen. Studiuesit po përpiqen të zbulojnë sa saktësisht meditimi është i nevojshëm, dhe në çfarë forme, për të përfituar sa më shumë, por ata dyshojnë se ajo mund të funksionojë edhe pas disa seancave. Një këshillë për fillestarët; mbështetja mbi intelektin personal shkakton stres sepse papritmas bëheni të vetëdijshëm për të.

Aktivitet fizik, po apo jo?

Ushtrimet e rregullta mund të kontrollojë migrenën ose të zvogëlojë kohëzgjatjen e saj, zbulojnë hulumtimet e fundit, edhepse deri tani kemi fajësuar palestrën. Ndërsa ushtroni, trupi tajon neurotransmetues që na bëjnë të ndihemi mirë, bëhet fjalë për “vrasësit” e dhimbjes si beta-endorfini dhe anandamidi. Ushtrimet në vetvete zvogëlojnë stresin dhe ndihmojnë me pagjumësinë (dy shkaktarë të shkëlqyeshëm).

Synoni dy deri në tre kardio-seanca në javë. Domosdoshmërisht bëni nxehje para stërvitjes, përndryshe rrezikoni të merrni dhimbje koke. Nëse stërvitja është një nga shkaktarët e migrenës, mos hiqni dorë menjëherë, pini shumë ujë (dehidratimi përkeqëson dhimbjen) dhe merrni ndonjë meze të pasur me proteina për të ruajtur nivelin stabil të sheqerit në gjak.

A është kokëdhimbja ime migrenë?

Rreth 20% e njerëzve që vuajnë nga migrena fitojnë një shenjë të aurës përpara se të shfaqen simptomat e para. Ata shohin dritë të ndezur, linja me onde ose pika ose sytë e tyre turbullohen. Disa njerëz kanë një erë ose shije të çuditshme ose janë të përgjumur. 24 orë para fillimit të migrenës, ka një ndryshim të humorit (eksitim, depresion, nervozizëm).

Ndihma e Parë- këshilla

  1. Shtrihuni në një dhomë të errët
  2. Aplikoni fasha të ngrohta ose të ftohta
  3. Masazh në vendet e dhimbshme
  4. Një, por vetëm një pije me kafein
  5. Nuhasni ose lyhuni me vaj livande, xhenxhefil ose mendër.
20 % përqind e njerëzve me migrenë vuajnë nga depresioni në të njëjtën kohë
A dinit? Migrena është e gjashta në listën e sëmundjeve që çaftësojnë njerëzit.
Mesatarisht, 1 / 4 gra do të përjetojnë migrenë në jetë.
5% e fëmijëve përballen me migrene.
Çdo rritje e temperaturës me 5 ° C e rrit rrezikun e dhimbjes së kokës për 7.5%.