Si mund të ndaloj prekjen e fytyrës?
Disa më pak, disa më shumë, por të gjithë i prekim fytyrën pa marrë parasysh sa besojmë se nuk është ashtu. Studimet tregojnë se njerëzit prekin fytyrën 23 herë në një orë – ky është një problem i madh duke pasur parasysh pandeminë e Covid-19.

Sytë, hunda dhe goja janë portat kryesore për hyrjen e çdo virusi, përfshirë Covid-19. Për këto arsye, autoritetet shëndetësore na këshillojnë të përmbahemi nga prekja. Dhe tani, sikur për inat, ju krugen sytë dhe hunda. Cila është arsyeja për këtë? Disa prekje janë refleksive, siç janë kur na kruhet fytyra ose na dhemb diçka dhe kështu që duam të prekim vendin, sepse në këtë mënyrë zvogëlojmë ndjesinë e pakëndshme. Mundohuni ta kontrolloni këtë reagim instinktiv dhe në vend të gishtërinjve, kruhuni me krahë. Për disa, prekja e fytyrës së tyre është një zakon i ngjashëm me kafshimin e thonjve të tyre, për disa është një mënyrë për të kontrolluar emocione të tilla si turpin ose frikën, dhe ka nga ata që përpiqen të dërgojnë një mesazh jo verbal. Pavarsisht motivit, duhet të ndaleni menjëherë!


Këshilla ndaluese
  • Në vend “mos prekni fytyrën tuaj”, provoni frazën “do të kem kujdes që të mos prekem.” Nëse gaboni, le të jetë kjo një arsye për të larë duart dhe për të filluar përsëri.
  • Okuponi (mbani duart të zëna), për shembull, ushtroni me një top ose uluni mbi pëllëmbë kur dëshira juaj është veçanërisht e theksuar.
  • Mblidhni flokët tuaj në mënyrë që të mos jetë një justifikim për t’u prekur. Vishni syze dielli për t’i rezistuar sytë.