Ecje me hapa të gjërë

Kryerja e një hapi me njërën këmbë dhe pastaj tjetra (në një pozicion fiks) nuk është vetëm një ushtrim që synon forcimin e këmbëve. Përdoreni këtë ushtrim dhe kur qëllimi juaj është të forconi mollaqet, përdorni atë gjatë çdo stërvitje, sepse përmirëson performancën e përgjithshme sportive.
Hap pas hapi – diçka si ecja, por shumë më e efektshme. Ekziston një arsye pse kjo stërvitje është në listën e çdo trainer të fitnesit. Është e shkëlqyeshme për përmirësimin e lëvizshmërisë së trupit të poshtëm dhe aktivizimin e më shumë muskujve njëherësh. Plus, është një masë e shkëlqyeshme parandaluese kundër dëmtimit. E realizuar siç duhet, njëkohësisht do të trajtoni një varg të rajoneve muskulore si ato të këmbëve, mollaqeve, dhe të shtyllës kurrizore. Dhe kjo nuk është e gjitha! Hapat do t’ju ndihmojnë të mbani ekuilibrin, koordinimin, të përmirësoni aftësitë tuaja motorike për të kryer ushtrime shumë më të ndërlikuara të këmbëve. Çelësi për kryerjen e duhur të këtij ushtrimi është sjellja – një pozicion i saktë deri në milimetër. Nëse vini luhateni, do të thotë që po e bëni gabim! Filloni duke angazhuar muskujt e barkut. Nëse ende jeni duke u lëkundur, zvogëloni distancën e hapit, por sigurohuni që gjuri i përparmë të mos “vrapojë” mbi shputë. Shikoni në pasqyrë për t’u siguruar që pozita të jetë e mirë, por mos merrni qëndrim të fortë, prisni dhimbje prapa në bel, gjunjë dhe ije.

SHMANGNI:
Nëse keni dhimbje kronike ose madje afatshkurtër në ije ose gjunjë, ose lëvizshmëri të dobët nga beli poshtë.

Instruktorët e palestrës rekomandojnë: 
Për të shpejtuar humbjen e peshës, provoni një ecjen ose hapërimin në ajër. Realizonin pozitën, kërceni dhe ndërroni këmbët në ajër dhe kthehuni në dysheme me këmbën tjetër përpara. Përsëriteni ushtrimin 6 herë dhe 6 tjera që të dy këmbët të jenë të barabarta. Për të përshpejtuar formimin e masës muskulore, thjesht ecni me hapa të mëdhej , duke ndryshuar në mënyrë alternative këmbët ndërsa mbani peshat në duar. Në fillim, është e mjaftueshme të mbani peshat me duart tuaja pranë trupit tuaj, por nëse keni kapacitet, praktikoni me ta, duke i ngritur lart deri në gjoks dhe i ktheni sërish.

1.    Shpina juaj duhet të jetë e drejtë, kyçni muskujt e shpinës, dhe duart në ijët tuaja për të mbajtur ekuilibrin tuaj më të lehtë.
2.    Bëni një hap të madh përpara me këmbën e djathtë dhe përkulni gjurin tuaj në mënyrë që këllku i djathtë të jetë paralel me dyshemenë. Këmbën e pasme e mbështetni në gishtat e këmbëve, me thembrën në ajër, vetëm mos lejoni që gjuri juaj të prekë dyshemenë.
3.    Kthehuni në pozicionin origjinal, pastaj zëvendësoni këmbët, këmbën e majtë përpara dhe të djathtën – mbrapa.