Njihuni me armikun tuaj më të madh dhe mposhteni!

Më pëlqen të stërvitem, por nuk kam kohë. Më duhet të filloj të ha shëndetshëm, por do të më kushtojë shumë para. Unë kam nevojë për të marrë një kurs, por nuk ka njeri që të kujdeset për fëmijët. Dhe kështu çdo ditë, ne vazhdimisht shtyjmë ide të ndryshme, duke kërkuar lloj-lloj justifikimesh, edhe pse shkaku është i njëjti. Shkoni para pasqyrës dhe do ta njihni arsyen. Megjithëse pyetja më e rëndësishme është: si ta mposhteni? Por së pari, le të kërkojmë shpjegimin logjik pse vetvetes i vendosim kurthe?

FRIKA NGA DËSHTIMI

Nga pikëpamja psikologjike, njerëzit nuk duan ta ekspozojnë veten në situata të pakëndshme. Punonjësi ka një ide të shkëlqyeshme, por ia mban vetes vetëm që të mos ketë nevojë të kontaktojë me mbikëqyrësin ose eprorin. Një pjesë e problemit është se, në një nivel neurologjik, truri nuk bën dallimin midis frikës nga vdekja dhe frikës nga takimi me shefin.
Procesori emocional në tru, ose amigdala, i përgjigjet frikës duke dërguar një sinjal stresi në hipotalamus, qendra komanduese e trurit, duke stimuluar sekretimin e hormoneve të stresit kortizol dhe adrenalin, dhe duke inkurajuar trupin të përballet me kërcënimin ose të ik. Papritur, i gjithë trupi juaj ju thotë të dilni nga çdo situatë ku mund të gjendeni, edhe pse mund t’ju kushtojë madje edhe dorëheqje. Nëse mendoni në mënyrë racionale, me siguri do të arrini në përfundimin se nuk jeni nën ndonjë kërcënim, por për trurin, frika është frika dhe kjo ju vë pengesa në rrugën tuaj në mënyrë që t’ju mbajë në territor të sigurt.
Frika është arsyeja pse shumë njerëz largohen nga detyra më e vështirë para afatit. Duke shtyrë obligimet  deri në minutën e fundit, individi justifikohet më lehtë në dështim. Edhe pse shmangia e dhimbjes së mundshme nga dështimi shkatërron të gjitha mundësitë për sukses. Ky fenomen është i zakonshëm kur gjërat duken të paarritshme, sepse është më e lehtë për një person të kontrollojë dështimin e tij sesa të përballet me mundësinë që dështimi ta befasojë.

FRIKA NGA SUKSESI

Frika nga suksesi ose hezitimi për të pranuar fitoren e personale. Njerëzit mashtrohen se frika e suksesit është një variant më i lehtë i frikës, sepse inkurajon produktivitet. Mungesa e gëzimit dhe kënaqësisë me arritjet personale  është sabotimi i një varianti të maskuar.
Për shembull, një pjesëmarrës në maratonë që ka frikë nga dështimi nuk do të stërvitet rregullisht për të siguruar një justifikim të përsosur për performancën e dobët.  Çfarë do të bëj ai që ka frikë nga suksesi? Ai ndoshta nuk do të paraqitet në garë në mënyrë që të mos turpërohet nga rezultati “i dobët”. Zgjidhja në të dy skenarët është e njëjtë: rrezikimi i shanseve të suksesit!
“Perfeksionizmi është një motiv më i zakonshëm për frikën sot, dhe kjo është për shkak të mediave sociale dhe presionit për përsosmëri,” tha Kloi Braderixh, autori i “Zgjidhje e Anksiozitetit” ( “Anxicion Solution”). “Një studim i fundit zbuloi se që nga viti 1989, perfeksionizmi shoqëror është rritur 33%,” shtoi ajo. Kultura që inkurajon konkurrencën me njëri-tjetrin pjesërisht konsiderohet fajtore.
Të gjithë filluam të kujdesemi për imazhin tonë, sepse versioni ynë i filtruar i jetës është i disponueshëm për të gjithë botën. Gjërat kanë shkuar kaq keq, saqë shpesh shkojmë në skijim edhe pse e urrejmë dëborën, vetëm për të marrë një foto në Facebook. Tani është e qartë pse njerëzit përfundojnë të kurthuar në profesione dhe marrëdhënie – frika nga gjykimi bllokon “Unë” personale.

Lironi rrugën prej vetvetes
1.    Mbani një ditar për të identifikuar mendimet divergjente që ju largojnë vëmendjen nga qëllimi. Pas një muaji, bëni një analizë për të parë nëse po silleni sipas ndonjë kornize.
2.    Vizualizoni ndryshimet që dëshironi të ndodhin, çdo ditë për disa minuta.
3.    Nuk ka asnjë kuptim të vizualizoni një sjellje të caktuar pa provuar atë në praktikë. Nëse jeni çlodhur me alkool, tani radhën e ka çaji.