Simptomet – Аптеки PlusPharma

REAGIMET ALLERGJIKE TË LËKURËS – Simptomet dhe trajtimi
Cilat janë reaksionet

? Shprehja “alergji” do të thotë reagim i ndryshuar i nikoqirit kur ri-ekspozohet ndaj antigjenit. Reagimet alergjike mund të shkaktohen nga antigjene të shumtë. Ekzistojnë katër lloje të reaksioneve alergjike, por në praktikë ato rrallë ndodhin individualisht dhe në izolim.

Utikaria që ne i njohim si “urtikarie” ose “hithra” është një reagim i zakonshëm dhe karakteristik. Mund të ndodhë në çdo moshë dhe deri në 20% të popullsisë kanë të paktën një episod në jetën e tyre. Është më e zakonshme te pacientët atopik, d.m.th në ata me lëkurë të thatë. Urtikaria klasifikohet si akute ose kronike. Shumica e rasteve janë akute dhe zgjasin nga orë në javë. Urtikaria kronike, e përcaktuar si episodet e urtikarisë që zgjatë më shumë se gjashtë javë, është më e zakonshme tek gratë e moshës mesatare.

Angioedema ose ënjtja e qepallave dhe buzëve shpesh ndodh me urtikari akute dhe është më e zakonshme tek fëmijët dhe të rriturit e rinj.

Simptomat.Urtikariet kruhen. Intensiteti ndryshon, dhe disa pacientë mund të kenë një kruajtje të lehtë. Pruriti është më i butë në angioedema. Angioedema lokalizohet kudo në lëkurë ose në mukozë, por më së shpeshti gjendet në fytyrë, qepallë, buzë, organe seksuale, gjuhë, faring, dhe laring. Lëkura mbi ënjtjen është e pandryshuar ose pak rozë, me një ndjenjë tensioni dhe nganjëherë kruajtje me intensitet të ndryshëm. Ëntja zhvillohet me shpejtësi dhe tërhiqet pas disa orësh, rrallë zgjatë më shumë se 24 orë. Reagimet e mbetura, ose të përsëritura, mund të ndodhin në vendin e njëjtë ose diku tjetër në lëkurë. Angioedema e lokalizuar në laring mund të jetë e rrezikshme për jetën pasi mund të çojë në mbytje.

Fotografi klinike. Urtika është e kufizuar me kufi të kuqërremtë ose të bardhë, zakonisht pak mbi nivelin e lëkurës dhe shpesh shoqërohet me kruajrje të fortë. Ndryshimet e ngjyrave janë zakonisht të pranishme në sipërfaqe. Ndryshimet më të trasha të urtikarisë kanë të njëjtën ngjyrë. Mund të ndryshojë në formë, zakonisht ovale në formë dhe mund të zgjasë vetëm disa orë, por një pjesë e kufirit mund të mos formohet ose të riabsorbohet, duke dhënë pamjen e unazave jo të plota. Mund të ndryshojë gjithashtu në madhësi nga 2 deri në 4 milimetra, deri në prerje gjigande, ku një ndryshim i vetëm  mund të mbulojë një gjymtyrë. Pjesa e mesme mund të jetë më e lehtë se skajet e urtikës. Kruajtja që është shpesh intensive lehtësohet nga fërkimi ose shtrydhja, por jo kruajrje, e cila është një shenjë shumë e rëndësishme e urtikarisë. Urtikariet shfaqen shpejt, brenda disa minutave dhe zgjasin më pak se 24 orë. Në të njëjtën kohë, mund të ndodhë urtikarie e re, gjë që e bën urtikarinë të vazhdojë për disa ditë ose javë. Prandaj, zhvillimi i urtikarisë është një proces dinamik. Ndërsa të vjetrat kalojnë, shfaqen ndryshime të reja.

Terapia. Trajtimi i urtikarisë dhe angioedemës mund të jetë specifik dhe simptomatik (jospecifik). Antihistaminet janë ilaçe për të cilat dihet se funksionojnë kundër histaminës. Përndryshe, histamina është një substancë që lëshohet gjatë reaksioneve alergjike. Kjo substancë bën që enët e gjakut të zgjerohen (e cila rezulton në një rënie të presionit të gjakut), pastaj rritja e aktivitetit sekretues, duke çuar në përlotimin e syve, “rrjedhjen” nga hunda, si dhe kruarje në sy dhe hundë dhe teshti.

Antihistaminet jo sedative janë zgjidhja e parë e trajtimit. Antihistaminet qetësuese më të vjetra duhet të përdoren për të trajtuar urtikarinë e rëndë për pacientët me angioedema të rëndë me ënjtje të fytyrës, gjuhës dhe faringut. Antihistaminet kontrollojnë urtikarinë duke parandaluar vazodilimin dhe humbjen e lëngjeve nga enët e gjakut. Ato nuk parandalojnë lirimin e histaminës. Nëse histamina lirohet para se të merret antihistamina, vendet e receptorit do të okupohen dhe antihistamina nuk do të ketë efekt. Antihistaminet mund të përdoren deri në 6 muaj. Antihistamina – desloratadini është zgjedhja e parë e terapisë antihistamine për trajtimin e të gjitha llojeve të reaksioneve të urtikarisë. Desloratidini është një antihistaminik i gjeneratës së re me një efekt jo negativ që është i shkëlqyeshëm për trajtimin e reaksioneve alergjike, si dhe për paramedikimin e tyre.

Dr. Dejan Filipovic

spec. dermatolog

The post REAGIMET ALLERGJIKE TË LËKURËS – Simptomet dhe trajtimi appeared first on Аптеки PlusPharma.

PSORIAZA
Psoriaza paraqet një gjendje kronike, jo infektuese, inflamatore të lëkurës e cila paraqitet te 2-3% e popullatës botërore. Parimisht, paraqet sëmundje autoimune në formë të lëkurës së hollë, të thatë dhe luspore.

Arsyet

Nuk ka ndonjë dallim në incidencën e psoriazës te gjinitë e ndryshme, kurse sëmundja mund të paraqitet te secila moshë(edhepse gjysma e rasteve paraqiten para moshës 25vjeçare). Psoriaza ka një etiologji shumështresore.Faktorët ekologjike dhe gjenetik(infeksionet, stresi mental, duhanpirja, barnat, ëntjet, lëndimet) bashkarisht ndikojnë nga fillimi i sëmundjes. Barnat, siç janë litiumi, beta-blokator, inhibitorët e engjotenzitit dhe enzimet konvertuese he barnat kundër malaries janë dëshmuar se i vështirësojnë simptomet. Trashigimia e psoriazës është 35-90% dhe është shumë komplekse, kruse nëse njëri prind e ka diagnostifikuar këtë gjendje, mundësia që fëmija ta trashëgoj është 15%.

Simptomet

Simptomet e psoriazës janë të ndryshme dhe varen nga një sërë faktorët, siç janë faktorët kohorë, infeksionet, lëndimi i lëkurës, përdorimi i barnave, stresi, duhanpirja dhe alkooli. Shenjat më të shpeshta dhe simptomet përfshijnë:

-Skuqen e lëkurës të mbuluar me lëvozhga të trasha ngjyrë argjendi;

-Njollat e vogla nëpër lëkurë(më shpesh hasen te fëmijët);

-Lëkurën e thatë, të plasur që mund të gjakoset;

-Thonjët e trashë;

-Kruarjen ose dhimbjen;

-Nyje të bllokuara të cilat bymehen.

Lokalizimi

Më shpesh paraqitet te ekstremitetet (tipikisht te bërylët dhe gjunjët), koka, stomaku, gjitë, gjenitalet dhe shumë rrallëherë edhe në pëllëmbë, shputa dhe fytyrë.Sasia e rajonit të zënë poashtu mund të varijon nga disa milemtra deri në disa centimetëra, madje edhe deri te zëna e plot e lëkurës së trupit. Varësisht nga forma dhe madhësia e ndryshimeve, mund të dallojmë disa lloje të psoriazës dhe atë:

Psoriasis vulgaris– formë më e shpeshte cila karakterizohet me pllaka eritematoz, të cekëta të cilat më vonë mund të ndërlidhen dhe të shtrihen në një sipërfaqe të madhe të lëkurës.Vendet e zakonshme për ndodhjen e këtyre ndryshimeve janë bërylët, gjunjët, skalpi, rajoni lumbosakrale dhe periumbikal.

Psoriasis guttata– psoriaza eruptive, karakterizohet me paraqitjen e vatrave të imëta eritematokamoze të dendura në trupin dhe lëkurën e ekstremiteteve. Më shpesh paraqitet te fëmijët dhe më të rriturit, kurse zakonisht i paraprin infeksioni streptokok i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Psoriasis intertriginosa– formë e rrallë e psoriazës, e cila e kap lëkurën e eksremitetit, sqetullave, kofshëve, stomakut.

Psoriasis inversa –poashtu formë e rrallë ku ndryshimet paraqiten te nyjet, duke mos përfshirë pjesët e dalura të nyjeve.

Psoriasis erythrodermica– klinikisht karakterizohet me skuqe dhe çorim të lëkurës në tërë trupin, duke përfshirë fytyrën, pëllëmbën dhe shputën. Në këtë formë, zakonisht paraqitet kruarja dhe rritje reaktive e enëve limfatike(limfadenopatia dermatopatike).

Psoriasis pustulosa– karakterizohet me praninë e pustuleve sterile qoftë në lëkurën në tërë trupin(psoriaza e gjeneralizuara puslutalre) ose në disa lokacione të caktuara(lëkura në pëllëmbë dhe shputë dhe pjesët akrale të këmbëve dhe duarve).

Psoriasis arthropatica– kur përveç lëkurës së kapur janë edhe nyjet, dhe paraqitet te 5-10% e pacientëve.

Diagnoza

Te shumë raste, diagnoza për psoriazën është shumë e thjeshtë. Diagnostifikohet me marrjene anamnezës dhe me kontrollim të lëkurës, skalpit dhe thonjëve. Mund të merret edhe një mostër e vogël nga lëkura (luspa)e cila, pasi të analizohet memiroskop, mund të kontsatohet lloji i saktë i psoriazës, bashkë me sëmundjet tjera.

Terapia

Terapia është proces kompleks.Qëllimi është që pacienti të dërgohet në periudhën e remisionit(të‘pushohet’ sëmundja) dhe të ruhet ajo gjendje aq sa është e mundur më gjatë. Qëllimi kryesor i trajtimit është të pengohen qelizat që rriten aq shpejtë të lëkurës. E para dhe më themelore është të menjanohen stivimet(mekanik dhe/ose medikamente, dhe me këtë edhe menjanimi i infiltratit inflamator). Për këtë qëllim përdoret: keratolitët topik (acidi salicil, urea, rezorcin), kortiskosteroidet topike, kalcipotriol(vitamina D3), retinoidi tipik, kremërat indiferent. Zgjedhja e terapisë shumë varet nga lokalizimi dhe përhapja e ndryshimeve. Terapia e përgjithshme zakonisht është plotësim për terapinë lokale; vitamina A dhe D në formë të perlës osetretësit, retinoidet, imunosupresivët makrolid, antibiotikët, vitamina B6, sedativët, terapia fizika dhe fototerapia.

Si mund të ndihmoni vetveten?

Masat për vetëndihmë nuk do ta shërojnë psoriazën, por gjithsesi mund t’i lehtësoj simptomet dhe ta përmirësoj pamjen e lëkurës së përgjithshme.

-Pastrimi çdo ditë mund të ndihmoj largimin e luspave dhe ta qetësoj lëkurën e irrituar.Mos përdorni ujë të nxehtëqë të mos i keqësoni simptomet. Përdorni ujë të vakët dhe sapun të butë ku nuk ka të shtuar vajra.

-Përdorni kremëra hidratues– për lëkurën shumë të thatë të përdoren edhe vajëra të cilët janë më pozitive se kremërat ose losionet sepse e pengojnë ujë që të mos avullohet nga lëkura.

-Ekspozoni lëkurën ndaj sasirave të vogla të dritës natyrore– ndriçimi i kontrolluar mund dukshëm t’i përmirëson pjesët e përfshira, por shumë diell mund ta keqësoj tërë gjendjen. Mbani evidencë kur dhe sa kohë jeni ekspozuar ndaj dritën natyrore dhe gjithmonë para ekspozimit konsultohuni me mjekun tuaj.

Dieta– ndryshimet në ushqim poashtu mund të kenë ndikim efektiv. Reduktimi i konsumit të produkteve me prejardhje nga kafshët dhe përpunimeve të tyre të pasuruara me aitive mund të kenë ndikim domethënës në reduktimin e simptomeve. Në ushqimin e përdirtshëm duhet të përfshihen edhe fruta, perime dhe ushqime të freskëta. Domosdoshmërisht reduktoni soe zvogëloni konsumin e alkoolit dhe cigareve.

Veta dhe pushimi në det janë prevenim i shkëlqyer nga recedivët. Shfrytëzojeni me mençuri!.

The post PSORIAZA appeared first on Аптеки PlusPharma.