Sporti – Аптеки PlusPharma

Ushtrime për të përmirësuar densitetin mineral të kockave
Shumica e njerëzve nuk besojnë se ekziston një mënyrë për të ruajtur dendësinë minerale të kockave dhe madje për të kompensuar çdo humbje.

Duket më e lehtë t’i përshkruajmë ndryshimin moshës, t’i dorëzohemi në shtratit dhe njëkohësisht të furnizohemi me qetësues të panumërt kundër dhimbjes.

Mosha e vjetër nuk është një pengesë! Ushtrimi i rregullt mund të ndërtojë densitetin e kockave dhe të parandalojë përkeqësimin e mëtejshëm në çdo fazë të jetës. Kockat do të përshtaten, rimodelohen dhe forcohen nën stres (lexo: stërvitje) nëse i lejon.

Por ka edhe një parakusht tjetër që duhet të dini – stërvitjet kardio dhe me pesha janë mënyra më e mirë për të përmirësuar densitetin e kockave.

Noti, çiklizmi, ecja, joga janë të gjitha të mira për kyçet dhe fleksibilitetin, por nuk parandalojnë humbjen e kockave.

Për shembull, nëse ecni rregullisht, trupi juaj është mësuar me sfidën dhe ky aktivitet nuk është mjaft stresues apo sfidues për të ndërtuar densitetin e kockave. Por mjafton të përfshini pesha gjatë ecjes dhe efekti do të jetë krejtësisht i ndryshëm.

Nëse ndiheni të fortë dhe nuk jeni diagnostikuar me osteopeni ose osteoporozë, mos u fshihni pas atyre ushtrimeve të lehta të krijuara për njerëzit me nyje të lënduara.

Detyrimisht duhet të këreceni!

20-30 sekonda kërcim i lehtë në vend me të dyja këmbët menjëherë

20-30 sekonda kërcim i lehtë në vend me duart lart sikur të përpiqeni të jepni një kosh në basketboll

20-30 sekonda kërcim me litar, madje mund të pretendoni se po mbani një litar në duar

20-30 sekonda kërcim të alternuar me këmbët, sa më lart aq më mirë

Është shumë e rëndësishme të praktikoni ushtrimet që do të forcojnë shtyllën kurrizore, duke siguruar kështu stabilitet në qëndrim dhe ecje. Praktikoni këto tre ushtrime në çdo stërvitje:

1.

Qëndroni drejt me këmbët larg njëra tjetrës, ngrini krahët dhe shtyni krahun e majtë dhe këmbën e djathtë mbrapa në të njëjtën kohë, kthehuni në pozicionin tuaj origjinal dhe vazhdoni të shtyni krahun e djathtë dhe këmbën e majtë prapa. Mos u mundoni shumë të tendosni shpinën dhe të shtyni. Filloni me peshat sapo të ndiheni gati.

2.

Qëndroni me këmbët pak të hapura, përkulni krahët në bërryla dhe vendosini pas kokës sikur të bëni ulje në tokë. Duke i mbajtur duart në atë pozicion, përkulni trupin përpara (pa i përkulur gjunjët), më pas kthehuni në pozicionin origjinal. Për të qenë më të sigurt, qëndroni përballë një muri dhe përkuluni deri në pikën ku prekni murin me ijet tuaja.

3.

Qëndroni në dysheme në gjunjë dhe me krahët në kënd të drejtë. Sigurohuni që të shpërndani peshën tuaj në mënyrë të barabartë. Kryeni ushtrimin në një dyshek të butë, veçanërisht nëse ju dhembin gjunjët. Drejtoni në mënyrë alternative krahun e majtë përpara, këmbën e djathtë drejt mbrapa dhe anasjelltas.

Mundohuni të ushtroni me pesha të paktën dy herë në javë

Filloni me pesha 1 kg, më pas rriteni gradualisht peshën. Ushtrimet më efektive për rritjen e densitetit mineral të kockave janë ushtrimet me pesha që kryhen në këmbë, sepse përmirësojnë njëkohësisht ekuilibrin.

The post Ushtrime për të përmirësuar densitetin mineral të kockave appeared first on Аптеки PlusPharma.

SPORTI NË PERIUDHËN E VERËS – ku duhet ta përqendrojmë vëmendjen
Vera e gjatë e nxehtë me vete sjell edhe momentet e mira në plazhë, por pikërisht këtu qëndron edhe aspirata që të kemi një pamje më të mirë dhe më të shëndoshë të trupit tonë.Sportimi çdo ditë mund të na ndihmoj që ta arrijmë pamjen e dëshiruar, kurse periudhën e verës kjo patjetër të zbatohet me shumë kujdes. Temepraturat e larta dhe rritja e lagështisë në ajër në mjediset e jashtëme, ndikojnë mbi funksionet e tërë organizmit. Gjithsesi në periudhën e verës duhet t’i kushtojmë vëmendjse se si ta evitohet nxehjen e tepërt dhe dehidratimin e organizmit.

Të ushqyerit gjatë periudhës së verës si imperativ për barazpeshë të përsosur

Përdorimi i ushqimit të lehtë dhe pa yndyrë gjatë verës është parakushti i parë për përgatitjen e përshtatshme për sport.Vëmendje të veçantë duhet t’ kushtojmë hidratimit të përshtshëm të organizmit gjatë aktiviteteve sportive. Pavarsisht nëse bëhet fjalë për sport proefsional ose reakreativ, gjithmonë duhet të evitohet domino efekti i dehidratimit.Gjithmonë është e nevojshme të konsumohen aq lëngje sa humben gjatë aktivitetit sportiv. Kjo mund të arrihet me disa matje rutinore të peshës së trupit para dhe pas ushtirmeve. Konsumoni shumë perime dhe pemë stinore, drithra të plotë dhe perime bishtajore. Në këtë mënyrë do të konsumoni materie të mjaftueshme ushqyese, sidomos vitamina, minerale, elektrolite, fije bimore dhe ujë.

Zgjedhja e robave?

Shfrytëzimi i robave që e pengojnë avullimin e djersës, e rrit rrezikun nga rritja e temperaturës në trup. Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e materialit, verës vendosni për roba të lehta të pambukut ose roba specifike ose materiale që mundësojnë frymëmarrjen e papenguar të lëkurës. Gjithsesi mbani roba me ngjyra ndriçuese të cilat nuk e absorbojnë dritën, mbrojeni kokën me kapelë dhe lyhuni me krem mbrojtës nga rrezet.

Këshillë:Shfrytëzoni roba të lehta që mundësojnë reflektimin e nxehtësisë.

Ushroni me masë, asnjëherë mos e mbingarkoni trupin tuaj.

Kur dhe çka të sportohet në periudhën e verës?

Gjithsesi periudha e verës është periudhë kur dëshirojmë më shumë se kurrë të sportojmë në hapësira me çka do t’ju ikim sallave sportive.Notimi, ecja, ngitja e bicikletës, ushtrimet kardio dhe kondicionere pranë lumit, liqenit ose detit janë gjëra që në të vërtetë na mbushin me energji. Por, edhe kjo me shumë kujdes duhet të praktikohet.Gjithmonë ushtroni në orët e hershme të mëngjesit ose në orët e vona të pasditës, shmangni ekspozimin direkt në diell në rrezet e fuqishme të diellit. Nxehtësia madje edhe më kokëfortët mund t’i sbraps nga idea e daljes jashtë dhe të sportojnë. Sërish, nëse i respektoni të gjithjë masat mbrojtëse, sporti në verë mund të ju bëhet sfidë dhe kënaqësi.

Dëgjoni trupin tuaj

Si gjithmonë, rregulla e artë është ta dëgjoni trupin tuaj dhe të mos tejkaloni kufijt e mundësive tuaja.Ushtroni me masë, asnjlherë mos e sfilitni trupin tuaj. Ndonjëherë, sporti me dhimbje dhe dobësi janë pjesë të procesit të sportimit, por poashtu me rëndësi është të bëjmë dallimin se çka është më e mençur dhe më e sigurt. Me rëndësi të madhe është edhe përgatitja e përshtatshme para se të filloni me ndonjë aktivitet sportiv. Në këtë mënyrë do ta mbroni trupin nga tërë ndikimet negative që i sjell trupi jo i duhur dhe i lodhur në të cilën do ta detyroni. Një nga pasojat më të shpeshta nga përgatitja e papërshtatshme është lëndimi sportiv  i cili do t’ju pamundësoj që të kënaqeni në rekreacinin sportiv veror. Vetëm kështu mund të keni shëndet afatgjatë dhe jetë aktive .

The post SPORTI NË PERIUDHËN E VERËS  – ku duhet ta përqendrojmë vëmendjen appeared first on Аптеки PlusPharma.

A mundet joga të jetë e rrezikshme?
Fjala yoga është bërë sinonim i paqes së shpirtit, dridhjeve pozitive dhe gjithçka që ju nevojitet është një qëlim për stërvitje dhe natyra, edhe pse një dhomë e mbyllur e përshtatur është e pranueshme. E gjitha kjo tingëllon mirë, por çfarë thotë praktika? Thyerja e lidhjes midis trurit dhe trupit, ajo që na mëson yoga, shpesh çon në praktikë të pakëndshme dhe jo të besueshme. Ndërsa joga e rregullt është treguar se përmirëson tensionin kronik të rajoneve kryesore (siç është qafa dhe pjesa e poshtme e shpinës), ajo shkakton dhimbje në 10 përqind të njerëzve. Këta njerëz përfundojnë me të paktën një vend të ri të sëmurë në vit ose përkeqësojnë vendin ekzistues të sëmurë, sipas një studimi të fundit në Journal of Bodwork and Movement Therapies.

Por aktiviteti në vetvete nuk është fajtor (megjithëse kërkon fleksibilitet dhe stabilitet), dhimbja më së shpeshti shfaqet si rezultat i injorimit të aftësive tona. Pa atë lidhje kyçe midis trurit dhe trupit, truri shkon në ekstreme, duke na shtyrë në maksimum. Nëse kujtoni asociacionin e mësipërm dhe faktin që intensiteti i ushtrimeve të joga nuk është i lidhur me asnjë lloj tjetër stërvitje, njerëzit bëhen më të ashpër ndaj vetvetes, duke e detyruar veten të durojnë të padurueshmen. Me gjithë stilin e tij të ngadaltë dhe qetësues, joga është akoma një sport konkurrues. Praktikuesit e jogës kanë kohë të mjaftueshme për të vëzhguar se kush është më i përparuar në kryerjen e pozave, dhe kjo lind një dëshirë për t’u bërë më të mirët. Nëse përpiqeni të arrini nivelin e dikujt në një kohë kur trupi juaj nuk është gati, ju rrezikoni të lëndoheni.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të refuzoni jogën, ajo është një praktikë e shkëlqyeshme që rekomandohet veçanërisht për shërimin nga dëmtimet, sepse përmirëson forcën, fleksibilitetin dhe ekuilibrin. Ajo që kërkohet nga ju është t’i kushtoni vëmendje mesazheve që trupi juaj ju dërgon, veçanërisht kur truri bredh lirshëm.

The post A mundet joga të jetë e rrezikshme? appeared first on Аптеки PlusPharma.

Stërvitje ose ushtrime në çift? A funksionon në realitet?
Le të vazhdojmë me përgjigjen: edhe PO dhe JO! Le të gjykojmë në fund! Nëse jeni një nga ata që vazhdimisht kërkoni justifikime për të kapërcyer palestrën, atëherë s’ka fjalë se ju keni nevojë për një partner. Në fakt, ne të gjithë kërkojmë një partner në fillim, derisa të arrijmë atë ndjenjën e mirë pas trajnimit/stërvitjes dhe kuptojmë se askush nuk na nevojitet për të punuar me vetveten.

Studimi i botuar në Hulumtimin për Edukim Shëndetësor (Health Education Research), kishte për qëllim të zbulonte fuqinë e mbështetjes së partnerëve në trajtimin e diabetit tip 2. Megjithatë u zbulua se trainimi ose stërvitja me partnerë rrit motivimin që individët të qëndrojnë besnikë regjimit sportiv. Kjo është e shkëlqyeshme, sepse nuk do të humbisni paratë që keni investuar. Madje nëse partneri juaj nuk është miku/mikesha juaj, por i dashuri ose burri juaj, atëherë studiuesit thonë se do të korrni plus përfitime siç janë thellimi i marrëdhënies dhe lidhja në nivel të ri.

Por shpata ka dy tehe, kështu që ju rrezikoni të prishni marrëdhëniet në të njëjtën kohë për shkak të; vonesës së partnerit tuaj, idesë për lloj të ndryshëm të sportit, mënyrës krejtësisht të ndryshme për t’u çlodhur pas stërvitjes, qëndrimit të ndryshëm ndaj ushqyerjes etj. Dhe tani? Provoni në çift, por në fund, bëni atë që ju përshtatet juve.

VENDIMI

Sa është e thjeshtë për t’u realizuar: 7 nga 10

Rezultatet të shpejta: 8 nga 10

Përmirësimi mendor: 7 nga 10

Zgjidhje afatgjatë: 8 nga 10

REZULTATI PËRFUNDIMTAR: 7.5 nga 10

The post Stërvitje ose ushtrime në çift? A funksionon në realitet? appeared first on Аптеки PlusPharma.

PATINAZHI ARTISTIK
Disiplina më e vjetër dhe më e njohur e Lojërave Olimpike Dimërore. Patinazhi artistik në akull bëri debutimin e tij në Lojërat Olimpike të Londrës 1908. Patinazhi artistik në akull është një sport në të cilin rrëshqitësit e akullit, qoftë në çifte ose idividual, kryejnë lëvizje të lira siç janë kërcime,rrotullime, ngritje dhe lëvizje të këmbëve të shkrira në një valle të këndshme.  Emri “patinazh artistik”, ose figure skating, mori emrin e tij për shkak të figurave të bëra nga rrëshqitësit në akull. Këto lëvizje kryhen me përdorimin e patinave që kanë një teh shumë të mprehtë, në mënyrë që të lëvizin lehtë në sipërfaqen e ngrirë. Ekzistojnë disa lloje të patinazheve artistike në akull, freestyle (lëvizje të lira), patinazhi në çifte, vallëzimi në akullit, si dhe patinazhi i sinkronizuar ekipor. Patinazhi artistik në akull është një sport popullor dhe në modë sot, një sport i preferuar i popullatës së përgjithshme, për shkak të lëvizjeve të pazakonta dhe mahnitëse të kombinuara me kostume të shkëlqyera dhe lëvizje të jashtëzakonshme. Disa informacione interesante mbi patinazhin artistik.

Patinat ishin bërë nga kockat e kafshëve

Edhe para se njerëzit të fillonin të zhvillonin interesat e tyre artistike përmes patinave, ato përdoren si një formë praktike e transportit. Mijëra vjet më parë, finlandezët lidhën eshtrat e kafshëve në thembra për të bërë më të lehtë kalimin e liqeneve të ngrirë duke rrëshqitur në vend që të ecnin.

Vallëzimi i akullit vjen nga valsi.

Patinazhi modern i akullit mund të përfshijë gjithashtu vallëzimin në akull, një aktivitet që buron nga një dimër i ashpër në Londër në vitin e largët 1862. Por shembulli i parë konkret është nga viti 1880, kur anëtarët e Klubit të Patinazhit në Vjenë filluan të imitojnë valsin, por në akull. Vallëzimi i akullit u përfshi si disiplinë në Lojërat Olimpike Dimërore të 1976.

Lëvizja më e çmendur e ndaluar

Suriya Bonali, e njohur si rrëshqitësja që kundërshtoi sistemin, duke fituar pesë medalje ari evropiane dhe tre medalje argjendi në botë, ka bërë lëvizjen “më të frikshme” në historinë e patinazhit artistik në akull. Përkatësisht, në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1998, ajo bëri “backflip” (kërcimin së prapthi) e saj të famshme, por duke ateruar vetëm në një patinë. Edhe pse ajo e bëri jashtëzakonisht mirë, megjithatë, ky kërcim ishte i ndaluar sepse ishte shumë i rrezikshme

Ekzistojnë disa lëvizje që rrëshqitësit meshkuj nuk mund t’i bëjnë

Lëvizja në të cilën rrëshqitësi përkulet mbrapa me kokën, shpinën dhe shpatullat shkakton presion të konsiderueshëm në shpinë dhe për këtë arsye kërkon fleksibilitet të madh. Prandaj, rrëshqitësit femra konsiderohen të jenë më të suksesshëm në kryerjen e lëvizjeve të tilla sesa meshkujt.

Rrëshqitësit rrotullohen me 300 rrotullime në minutë

Kur kryenë një kërcim rrotullues, rrëshqitësi rrotullohet me një shpejtësi prej 300 rrotullime, që është e njëjta shpejtësi që përjetojnë astronautët gjatë stërvitjes së tyre centrifugale.

Patinat e akullit janë të ndryshme nga patinat hokejt në akull.

Patinat që i veshin konkurrentët janë të ndryshme nga ato të veshura nga lojtarët e hokejve. Rrëshqitësit mund të bëjnë rrotullime dhe ndalesa të shkurtra falë një pjese të dhëmbëzuar të vendosur në maje të patinave. e cila quhet maja e tehut. Kjo pjesë është shumë e vështirë për tu parë, por luan një rol të madh në momentin para hedhjes, sepse ngjitet në akull dhe e bën kërcimin më të lehtë.

Kostum i gabuar mund të kushtojë pikë

Në shumë gara, gjyqtarët mund të shënojnë pikë nëse e konsiderojnë kostumin e rrëshqitjes si të papërshtatshëm ose provokues. Ndërsa kjo është shumë subjektive, megjithatë, pikat mund të tërhiqen nëse më shumë gjykatës thonë se kostumi është i papërshtatshëm.

Aksesorët janë të ndaluar

Rrëshqitësit që konkurrojnë mund të fitojnë ose humbasin bazuar vetëm në individualitetin dhe aftësinë e tyre, ata nuk duhet të përdorin asnjë aksesorë. E vetmja herë që dikush përdori aksesorë ishte në 1972 kur një konkurrent i vendit të dytë doli me një ombrellë plastike.

The post PATINAZHI ARTISTIK appeared first on Аптеки PlusPharma.