Biskota të shëndetshme për Krishtlindje

Biskota të shëndetshme për Krishtlindje

Përbërësit e nevojshëm

  • 300 gr miell gruri integral
  • 100 g gjalpë të ruajtur në temperaturën e dhomës
  • 2 lugë vaj kokosi
  • 5 lugë mjaltë (ose sheqer kafe)
  • 1 vezë
  • ¼ lugë kafeje xhenxhefil pluhur
  • ½ lugë kafeje me kanellë
  • 16 g pluhur pjekjeje

Përgatitja:

Në një enë të thellë rrihni gjalpin dhe vajin e kokosit dhe në fund shtoni mjaltin. Pasi përbërësit të jenë bashkuar mirë, shtoni gradualisht miellin, vezën, xhenxhefilin, kanellën dhe pluhurin për pjekje. Masën e përziejmë mirë me lugë për rrahje, më pas me duar e përziejmë brumin. Brumin në formë topi e vendosim në frigorifer të qëndrojë për rreth 30 minuta deri në 1 orë. Duke përdorur një petës, bëni një kore nga brumi – shtoni miell nëse brumi shkërmoqet ose ngjitet. Formoni biskota me ndihmën e kallëpeve për Krishtlindje. Biskotat i vendosim në një tepsi të veshur me letër furre dhe i pjekim në 180 gradë për 10 deri në 12 minuta. I dekorojmë sipas dëshirës.