Lepurushat e Pashkëve

Lepurushat e Pashkëve

Përbërësit e nevojshëm:

  • 230 g gjalpë të zbutur

  • 150 g sheqer

  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje

  • ½ lugë çaji kripë e trashë
  • 1 e bardhe veze (me e madhe)

  • ngjyra ushqimore sipas zgjedhjes suaj

  • 450 gr miell për të gjitha përdorimet

Përgatitja:

Rrihni gjalpin dhe sheqerin derisa të përftoni një masë kremoze, rreth 2 minuta. Shtoni vaniljen, kripën dhe të bardhat e vezëve. Për të marrë lepurushë rozë, hidhni 1-2 pika ngjyrosje të kuqe ushqimore. Ulni shpejtësinë e mikserit dhe shtoni gradualisht miellin. Për çdo lepur, rrotulloni 1 lugë gjelle brumë midis pëllëmbëve tuaja që të fitoni një formë ovale. Përdorni gërshërë për të bërë veshët e shtrirë dhe bëni sytë me një kruese dhëmbësh. I lëmë ëmbëlsirat të forcohen në frigorifer për rreth 1 orë. Ngroheni furrën në 250 gradë dhe piqini ëmbëlsirat deri në kafe të artë, rreth 25 minuta.