Burgerë me thjerrëza

Burgerë me thjerrëza

Përbërësit e nevojshëm:

  • 100 g thjerrëza

  • 1 vezë

  • 1 qepë e re

  • 1 karotë

  • 1 thelb hudhër

  • 1 dorë majdanoz i grirë hollë

  • kripë dhe erëza sipas dëshirës

  • 1 marule

  • 1 lugë çaji vaj ulliri

Përgatitja:

Ziejeni thjerrëzën ose vendoseni në ujë në mbrëmje. Pritini imët karotën, qepën dhe hudhrën dhe skuqini. Më pas i vendosni në një enë të thellë, i hidhni thjerrëzat pasi t’i keni kulluar mirë nga uji, i shtoni vezën, majdanozin dhe i rregulloni. Përzieni mirë masën me një lugë. Nga përzierja formojmë burgerë, nëse është e nevojshme i lyejmë me miell integral dhe i skuqim në një tigan të nxehur me pak vaj. Shërbejeni me sallatë marule.