Supë me kërpudha dhe pulë

Supë me kërpudha dhe pulë

Përbërësit e nevojshëm:

  • 200 g pulë të gatshme ose pulë biftek

  • 2 karota

  • pak selino

  • 1 thelb hudhër
  • 500 g kërpudha

  • 1 qepë

  • 250 ml lëng pule ose supë me kubikë të zier

  • 1 filxhan qumësht me pak yndyrë

  • 1 ose 2 gota ujë (dendësia sipas dëshirës)

  • kripë, piper dhe trumzë

Përgatitja:

Pritini imët qepën, hudhrën, karotën dhe selinon dhe i skuqni me pak vaj në tenxheren ku do të zihet supa. Sapo perimet të jenë skuqur pak, shtoni kërpudhat e grira dhe skuqini. Kjo supë është më e shijshme nëse përgatitet me mish pule të gatshëm, por nëse përdorni biftek të freskët, atëherë grini dhe vendoseni të skuqet së bashku me perimet dhe kërpudhat, pastaj shtoni ujin. Më pas shtoni qumështin bashkë me erëzat dhe lëngun e pulës. Lëreni supën të ziej dhe më pas hiqeni nga zjarri.