Përbërësit e nevojshëm:
- 250 g qiqra të gatuara ose të konservuara
- ½ avokado
- 1 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur
- 5-6 kokrra boronicë të thatë
- pak rukolë të freskët
- 2 feta buke integrale
- kripë dhe piper sipas dëshirës
Përgatitja:
Grini qiqrat së bashku me avokadon për të marrë një përzierje që mund të shtrihet në bukë. Masës i shtojmë boronicën, lëngun e limonit, kripën dhe pak piper sipas shijes dhe e përziejmë mirë. Ngrohni fetat e bukës integrale në një toster ose në furrë. Masën e përgatitur e shtresojmë (si pate) në njërën pjesë të bukës, më pas vendosni sipër disa gjethe rukole dhe mbulojeni me pjesën tjetër të bukës.