Dy zonjat me një emër të ngjashëm kanë edhe një pasion të përbashkët, i cili është gatimi. Xhuli Pauell është e pakënaqur me punën e saj dhe kërkon një mënyrë për të ndryshuar jetën e saj, vendos të përqendrohet në gatimin. Xhuli do të sfidojë veten duke gatuar të gjitha recetat nga kuzhinierja kult, legjendarja Xhulia Çajld. Për 364 ditë, asaj do t’i duhet të gatuajë 524 receta. Megjithëse jetuan dhe gatuan për dy dekada të ndryshme, pasioni që këto dy gra ndajnë përsa i përket ushqimit dhe shijeve do të sjellë magji të re në gatimin francez. Meril Strip dhe Ami Adams i japin ngrohtësi dhe hijeshi të veçantë këtij filmi të jashtëzakonshëm të bazuar në një histori të vërtetë.