Si ndikon vetëpranimi në jetën e përditshme?

Si ndikon vetëpranimi në jetën e përditshme?

Hulumtimet tregojnë se vetëpranimi është themeli i shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme mendore.

  • Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis niveleve të ulëta të vetëpranimit dhe sëmundjeve mendore.
  • Nëpërmjet pranimit të vetvetes, njeriu kontrollon lehtësisht emocionet e tij dhe rrit kapacitetin e tij për të qenë i lumtur, sepse do të mësojë si t’i falë gabimet e tij.
  • Kur njeriu nuk e pranon plotësisht veten e tij, duket sikur jeton në gënjeshtër, sikur vazhdimisht luan fshehurazi, ndaj censuron veten dhe ndrydh “unin” e tij të vërtetë dhe kjo e lodh shumë seriozisht.
  • Vetëpranimi e ndihmon një person të prezantohet në një dritë autentike, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët për të.
Vendos objektivat

Rendisni disa synime realiste për veten tuaj dhe bëni një plan për t’i përmbushur ato (dhe kjo do t’ju ndihmojë të rrisni vetëbesimin tuaj). Mos harroni të shpërbleni veten sapo të arrini një qëllim.

Festoni arritjet tuaja

Bëni një listë të gjithçkaje që keni arritur dhe qëndroni të përditësuar me arritjet e reja. Vendoseni listën në një vend të dukshëm për shikim të rregullt. Jini krenarë për veten tuaj!

Planifiko përpara

Sa më shumë që të jetë e mundur, shmangni situatat dhe / ose njerëzit që rrezikojnë vetëpranimin tuaj. Mësoni përmendësh disa mendime që do t’ju shërbejnë si udhërrëfyes dhe do t’ju shpërqendrojnë më shumë nga mendimi për të dyshuar në vlerën tuaj.

Mendoni pozitivisht

Mos harroni, trajtojeni veten me respekt dhe përpiquni t’i ktheni mendimet dhe kritikat negative në mendime pozitive. Mos jini shumë të rreptë me veten dhe mos e krahasoni veten me të tjerët.

Ji i sjellshem me veten

Mendoni për disa trajtime të veçanta për veten tuaj në mënyrë që të kaloni kohë cilësore vetëm, me mendimet tuaja (për shembull, përgatitni një banjë të nxehtë ose bëni një shëtitje në natyrë). Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për veten duke u ushqyer shëndetshëm, duke fjetur mjaftueshëm dhe duke u ushtruar rregullisht.

Përfshihu

Bëhuni vullnetar, shkoni në një kurs, kërkoni një punë të dytë me kohë të pjesshme, provoni çdo aktivitet pas punës, për të njohur më mirë veten, për të kuptuar se çfarë ju pëlqen dhe në çfarë jeni më të mirët.

Kërkoni mbështetje

Kurdoherë që është e mundur,ndani emocionet tuaja me njerëzit të cilët u besoni, siç janë miqtë dhe familja. (Sapo të keni guximin, pyetini se çfarë u pëlqen tek ju).