Dy gra, Janis dhe Ana, takohen në dhomën e spitalit ku do të lindin. Të dyja janë beqare dhe të dyja mbetën shtatzënë rastësisht. Janis është në moshë të mesme dhe nuk është penduar fare që është bërë nënë e vetme (beqare), ndërsa Ana është adoleshente dhe ka frikë nga e ardhmja.
Janis do të përpiqet ta inkurajojë Anën në momentet para lindjes, por fjalët e saj do të jenë mjaft të forta për të nxitur një miqësi të re falë së cilës të dyja gratë do të përballen më lehtë me sfidat e mëmësisë. Rolet kryesore në këtë dramë spanjolle u takuan Penelope Cruz dhe Milena Smith.