Petulla me kungull

Përbërësit e nevojshëm:

  • 150 g fjolla tërshëre
  • 130 g gjizë pa kripë
  • 4 vezë
  • 130 gr kungull i pjekur
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 2 lugë çaji pluhur për pjekje
  • 5-6 arra
  • 4-5 lugë qumësht ose më shumë sipas nevojës

Përgatitja:

Vendosni përbërësit në një grirëse që ta përgatitni përzierjen e petullave. Kujdes me qumështin, masa duhet të jetë më e trashë. Nëse brumi është i hollë, shtoni tërshërë ose arra. Qumështin mund ta zëvendësoni me ujë. Nxehim një tigan që nuk ngjit në zjarr mesatar dhe e lyejmë me pak vaj. Gatuani petullat në të dyja anët, 2-3 minuta nga secila anë ose derisa të marrin ngjyrë të artë. Shërbeni petullat me mjaltë, gjalpë kikiriku, kos grek, banane, ose mund t’i shoqëroni ato me çdo gjë që dëshironi.