Një thriller me humor tronditës – është përshkrimi i shkurtër i këtij filmi jo të zakonshëm në të cilin rolet kryesore i përkasin Ralph Fiennes, Anya Taylor-Joy dhe Nicholas Hoult. Një çift i ri udhëton në një ishull të largët për të darkuar në një restorant ekskluziv, të njohur për menynë e tij të bollshme. Aty do të takohen me një grup të vogël njerëzish të përzgjedhur të cilët bashkë me ta do të kenë privilegjin të provojnë specialitetet pak të njohura të shefit misterioz. Por, këta të ftuar të përzgjedhur do të shijojnë shumë më tepër se ushqim…frikë, eksitim, adrenalinë.