Përbërësit e nevojshëm:
• 1 spec i gjelbër
• 1 spec i kuq i pjekur
• 2 vezë të ziera
• 1 copë djathë kaçkavall
• 1 kastravec më i vogël
• ½ qepë
• 1 domate
• 4-5 kërpudha
• 5 ullinj
• 1 copë djathë
• një majë kripë
• vaj ulliri sipas shijes
Përgatitja:
Prisni specin e gjelbër në shirita, kurse specin e pjekur, kastravecin, domaten, djathin dhe djathin kaçkavall në kube. Qepën prisni në harqe të holla. Kërpudhat prisni në katër pjesë, skuqni me pak vaj ulliri dhe hidhni pak kripë. Prisni gjithashtu edhe vezët e ziera në katër pjesë. Në një enë të thellë përzieni perimet me pak vaj ulliri dhe kripë, më pas hidhni djathin, djathin kaçkavall, kërpudhat dhe në fund vezët.