Spelta

Spelta

Spelta është një lloj drithi shumë i ngjashëm me grurin, i cili është krijuar nga kryqëzimi natyror, pa përdorimin e inxhinierisë gjenetike. Ndodhet në krye të listës së drithërave më të shëndetshme dhe ka një shije specifike të frutave të thata. Gruri e ka lënë atë në hije për një kohë të gjatë, por me rritjen e ndërgjegjësimit për ushqim  të shëndetshëm, ajo u rikthye në menu. Për sa i përket përbërjes ushqyese, spelta është shumë më e pasur me vitamina dhe minerale sesa gruri i zakonshëm.

Stomaku e toleron dhe e tret shumë lehtë, prandaj rekomandohet për personat me probleme gastrointestinale. Spelta i përmban të gjitha vitaminat e grupës B, me përjashtim të B12, dhe ka dy herë më shumë kalcium, magnez, fosfor dhe selen se drithërat e tjerë. Për shkak të vetive të larta ushqyese, spelta në shumë kultura përdoret si drith për të rikthyer forcën dhe për të rimarrë veten nga sëmundjet ose rraskapitjet. Ajo përmban karbohidrate, fibra dhe proteina – 80 për qind e të cilave është gluten. Konsumimi i rregullt i speltës, kryesisht në formën e miellit, ul rrezikun nga obeziteti, sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2.