Nëse e keni lexuar ndonjëherë romanin “Njeriu i quajtur Uve” të shkrimtarit suedez Fredrik Bekman, atëherë duhet t’i jepni një mundësi këtij adaptimi filmik. Romani u botua në gjuhën angleze në vitin 2013 dhe 18 muaj pas botimit arriti në listën e librave më të shitur të “New York Times” ku qëndroi për 42 javë.
Me Tom Henks në rolin kryesor, filmi pritet të ketë të njëjtin sukses. Pas vdekjes së gruas së tij, Oto bëhet një burrë i zymtë i cili nuk ka vullnet për të jetuar. Por, pasi në lagjen e tij shpërngulet një familje simpatike, jeta e tij do të marrë një kthesë krejtësisht të papritur. Kjo dramë e ngrohtë familjare, përmes situatave komike përpiqet të përcjellë një mesazh të fortë se jeta sjell gjëra të bukura edhe pas humbjes së njerëzve të dashur.