Udhëzues për suplementim gjatë verës

Udhëzues për suplementim gjatë verës

Edhe pse dimri është stina që shkakton më shumë interes për forcimin e imunitetit, beteja kundër viruseve dhe inflamacioneve duhet të vazhdojë edhe në verë.

IMUNITETI

Viruset nuk qetësohen gjatë muajve të ngrohtë, por ndryshon vetëm spektri i tyre, kështu që trupi përballet me viruse të reja me të cilat duhet të luftojë.Në verë dominojnë enteroviruset, të cilët shkaktojnë simptoma të ftohjes së zakonshme, por akoma më aktuale janë problemet gastrointestinale.

Bollëku i frutave dhe perimeve të freskëta janë një avantazh i verës të cilin duhet ta shfrytëzoni për të mbajtur të qëndrueshëm imunitetin tuaj. Por, ka gjithashtu një numër suplementesh që mund të merrni për të qenë të sigurtë se ai do të funksionojë me kapacitet të plotë edhe në vjeshtë.Imuniteti ka nevojë për vitaminë C gjatë çdo stine të vitit. Në doza më të larta, vitamina C mund të shkurtojë kohëzgjatjen e ftohjes edhe nëse sëmureni.

Një efekt të ngjashëm ka edhe echinacea, bima e cila tradicionalisht është përdorur për të luftuar infeksionet, duke ngadalësuar përparimin e simptomave të lidhura me ftohjen e zakonshme.Multivitaminat dhe mineralet janë një formë e përshtatshme që premton konsumimin e sigurtë të një sasie adekuate të lëndëve ushqyese, veçanërisht gjatë pushimeve kur ushqimi i rregullt dhe i ekuilibruar vihet në pikëpyetje. Nëpërmjet furnizimit të rregullt të trupit me zink dhe hekur, gjasat që imuniteti t’ju tradhtojë janë të vogla.

ETHET E POLENIT

Sipas OBSH-së, çdo një në pesë persona do të preken nga ethet e polenit (rezultat i alergjisë ndaj polenit) në një moment të caktuar të jetës së tyre. Vera konsiderohet një periudhë me rrezikshmëri të lartë në të cilën rritet edhe numri i pacientëve. Ethet e polenit zakonisht trajtohen me antihistamine, por në fazën kur simptomat nuk janë shfaqur ende ose janë të lehta, funksionojnë edhe suplementet natyrale.

Në këtë listë hyn sërish vitamina C, për të cilën besohet se ka veti të fuqishme antihistaminike. Histamina është një substancë në organizëm që ndërmjetëson përgjigjen alergjike, prandaj vitamina C mund të jetë e dobishme.Aty janë edhe beta-glukanet, të cilat, edhe pse tradicionalisht përdoren për të mbajtur kolesterolin në nivelin e dëshiruar, konsiderohet se kanë një efekt stimulues ndaj sistemit imunitar dhe mund të ndihmojnë gjatë gjendjeve alergjike.

PUÇRRAT NGA NXEHTËSIA

Puçrrat nga nxehtësia paraqiten si një skuqje në lëkurë që shkaktojnë kruajtje dhe ndjesi të djegies. Mund të zhvillohen kudo në trup, por më së shpeshti prekin kofshët, shpinën, qafën dhe fytyrën. Zakonisht shfaqen tek njerëzit e ndjeshëm kur djersiten më shumë se zakonisht, veçanërisht në kushte të nxehta dhe me lagështi. Së pari vjen deri në një bllokim të kanaleve të djersës dhe kjo nxit inflamacionin që rezulton me një skuqje karakteristike.

Beta-karoteni e mbron lëkurën nga dëmtimet oksidative shkaktuar nga radikalet e lira, prodhimi i të cilave rritet si pasojë e ekspozimit në diell. Është vërtetuar se suplementet e beta-karotenit e rrisin ndjeshëm tolerancën ndaj diellit tek personat fotosenzitivë.

Megjithëse shkencëtarët ende po përpiqen të identifikojnë mekanizmin e saktë me anë të të cilit vitamina B6 e mbron lëkurën, është vërtetuar se marrja e rregullt e saj e zvogëlon frekuencën e skuqjes nga nxehtësia tek personat e ndjeshëm. Për shkak të aktivitetit të saj antihistaminik, vitamina C mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe kruajtjes, të cilat janë edhe simptomat kryesore të puçrrave nga nxehtësia.

Të domosdoshme gjatë udhëtimit

Top 3 aksesorët që meritojnë një vend në çantën tuaj të udhëtimit.

Probiotikët – baktere të dobishme që kontribuojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të sistemit tretës. Suplementi probiotik është i nevojshëm për të mbushur traktin gastrointestinal me baktere miqësore, kështu që, do të jeni më të mbrojtur në rast se ndesheni aksidentalisht me mikrobe të panjohura.

Kompleksi B – Vitaminat B kryejnë një sërë funksionesh në trup dhe janë lëndë ushqyese të rëndësishme për ruajtjen e nivelit të energjisë dhe menaxhimin e stresit. Disa vitamina B, gjithashtu luajnë një rol në sistemin imunitar, kurse shumë njerëz besojnë se marrja e vitaminës B1 mund të largojë mushkonjat.

Xhenxhefili – Pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar me makinë, autobus, aeroplan apo anije, arritja nga pika A në pikën B mund të jetë një sfidë e vërtetë nëse jeni të ndjeshëm ndaj lëvizjeve, lëkundjeve dhe kthesave. Xhenxhefili është ilaçi natyror më popullor kundër vjelljes dhe me shekuj është përdorur për këtë qëllim. Sot, ka shumë forma të suplementeve me xhenxhefil, pa një shije aq intensive, që e bëjnë më të lehtë konsumimin.