Supë me vitamina

Supë me vitamina

Përbërësit e nevojshëm:

  • 1 brokoli mesatare
  • 1 kërcell presh
  • 1 tufë pazi
  • 100 gr spinaq të njomë
  • 1 karotë të madhe
  • 1 qepë
  • 2 hudhra të njoma
  • ½ filxhan trahana, bollgur, kinoa ose kokrra të tjera sipas dëshirës
  • kripë, piper, shafran i Indisë (kurkumë), xhenxhefil pluhur

Përgatitja:

Pritni të gjitha perimet shumë imët ose përdorni një grirëse. Perimet e freskëta të grira hidhni në një tenxhere që të skuqen me pak vaj ulliri. Sapo perimet të fillojnë të lëshojnë aromë dhe të ndryshojnë ngjyrën, shtoni në tenxhere 600 ml ujë. Shtoni erëzat në supë, por kujdes me xhenxhefilin sepse është pikant, mjafton vetëm një majë. Ziejeni supën për 10 minuta dhe më pas shtoni kokrrat që dëshironi. Ziejeni supën derisa kokrrat të zbuten.