Regjisori Kristofer Nolan e magjepsi audiencën në mbarë botën me dramën historiko – biografike për jetën e një prej shkencëtarëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar. Bëhet fjalë për Robert Openhajmer, një fizikan amerikan i cili në vitin 1942 hyri në “Manhattan”, një projekt që synonte krijimin e bombës së parë atomike. Pikërisht kjo periudhë e jetës së fizikanit shfaqet në filmin e regjisorit të talentuar.
Kasti i shkëlqyer i përbërë nga Kilian Marfi në rolin kryesor, Geri Olldmen, Emili Blant dhe Robert Dauni Xhunior, siç pritej, tashmë po i mbush sallat e kinemasë. Edhe kësaj here Nolan realizoi të pamundurën në ekran dhe pavarësisht efekteve të shumta dixhitale në dispozicion, ai e ruajti origjinalitetin duke xhiruar skena shpërthyese reale.