Sallatë me perime

Sallatë me perime

Përbërësit e nevojshëm:

  • ½ kungull
  • 150 g bizele
  • ¼ lulelakër
  • 1 kungull i njomë i prerë në rrathë
  • ½ qepë e kuqe
  • 8 domate qershi
  • 5 rrepa
  • ½ luge çaji fara susami integral
  • ½ luge çaji fara susami të bardhë
  • 4 gjethe nenexhik, të grira hollë
  • 2 lugë çaji mana goxhi
  • 300 g arra indiane

Përbërësit për salcën:

  • 150 ml vaj ulliri ekstra të virgjër
  • ½ panxhar i shtrydhur
  • lëng i shtrydhur nga ½ limoni
  • 1 rreth xhenxhefil
  • ½ thelbi hudhër
  • 2 lugë çaji gjalpë bajamesh
  • pak ujë të vakët
  • një majë kripë

Përgatitja:

Kungullin dhe perimet e tjera mund t’i piqni në furrë, t’i zieni ose t’i përgatisni në skarë. Manat goxhi zieni pak që të zbuten së bashku me nenexhikun. Skuqni të dyja llojet e susamit dhe arrat indiane në një tigan. Përzieni përbërësit për salcën, përveç panxharit dhe vajit, të cilat duhet t’i shtoni në fund dhe t’i përzieni mirë derisa të përfitoni një masë të lëmuar. Vendosini perimet në një pjatë dhe hidhini salcën sipër sallatës.