Gështenja

Gështenja

Ato kanë një aromë e cila të pushton dhe një shije që të ngroh shpirtin. Por, historia e gështenjave nuk mbaron me kaq! Kjo paralajmëruese e motit të ftohtë është e pasur me një numër të madh të materieve ushqyese dhe për këtë shkak duhet të përpiqeni ta konsumoni më shpesh. Ndryshe nga kokrrat e tjera, gështenjat kanë më pak kalori, por ato kryesojnë me vitaminë C, e cila nuk është tipike për këto fruta. Ato përmbajnë edhe përbërës të tjerë antioksidues, si vitamina A dhe E, gjithashtu edhe acid galik dhe elaik. Janë të njohura edhe për fibrat e tyre bimore, të cilat mundësojnë funksionimin e duhur të sistemit tretës, si dhe ruajnë një nivel të qëndrueshëm të sheqerit dhe kolesterolit në gjak.
Gështenjat janë një zgjedhje e shkëlqyer ushqimore në periudhat e anemisë ose rënies së hekurit në gjak, sepse ato jo vetëm që përmbajnë hekur, por sigurojnë edhe përthithjen e mineralit me ndihmën e vitaminës C në përbërje. Vetëm me 100 gramë gështenja të pjekura plotësohet 45% e nevojave ditore për vitaminë C. Një tjetër avantazh i gështenjave është kaliumi, i cili parandalon formimin e rërës dhe gurëve në veshka. Përqindja e lartë e vitaminave të grupës B e bëjnë gështenjën të nevojshme për trurin dhe energjinë. Bakri, kalciumi, magnezi dhe mangani janë pjesë e përbërjes minerale të gështenjave të cilët më së shumti ndikojnë në shëndetin e kockave.