Patëllxhan me shegë dhe salcë kosi

Patëllxhan me shegë dhe salcë kosi

Përbërësit e nevojshëm:

  • 2 patëllxhanë të mesëm (të prerë në feta për së gjati)
  • 100 g kos me sasi të ulët yndyre
  • 1 lugë kripë Himalaje
  • piper i zi i bluar
  • koriandër të freskët sipas shijes
  • ½ thelpi hudhër, të shtypur
  • 20 g arra të grira në copa
  • lëng i shtrydhur nga ½ limoni
  • 1 shegë

Përgatitja:
Kripni copat e patëllxhanit dhe lërini të kullojnë ujin e tepërt. Në një skarë elektrike të nxehur në temperaturë të lartë, vendosni fetat e patëllxhanit të piqen për 3-4 minuta nga të dyja anët, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe shenja të pjekjes nga skara. Në një enë të thellë qelqi, hidhni kosin, korianderin, arrat, lëngun e limonit, hudhrën, kripën dhe piperin e zi. Përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe salca është gati. Hidheni sipër patëllxhanëve sapo të jenë ftohur dhe zbukuroni me kokrrat e shegës.