Çorbë pikante me 3 lloje bishtajoresh

Çorbë pikante me 3 lloje bishtajoresh

Përbërësit e nevojshëm:

  • 700 g bishtajore sipas dëshirës (fasule të bardha ose të kuqe, bizele, thjerrëza, bishtaja)
  • 3 karota
  • ½ lugë çaji piper pluhur i kuq djegës
  • ½ lugë borzilok të tharë
  • 2 lugë kripë deti
  • 1 lugë çaji piper i zi i bluar
  • një majë spec djegës (chili) të bluar
  • 4 gjethe dafine
  • 1 spec jeshil
  • 2 speca të kuq
  • 1 spec djegës jeshil
  • 3 domate të mëdha
  • 2 lugë pure domateje
  • 1 lugë fara liri të bluara

Përgatitja:

Bishtajat e zgjedhura vendosni në ujë një ditë para. Ditën e gatimit vendosni të zihen në zjarr të ulët së bashku me karotën e prerë në kube. Sapo uji të vlojë, shtoni piperin e kuq djegës, borzilokun, kripën, djegësin, piperin e zi dhe gjethet e dafinës. Mbulojeni tenxheren dhe lërini bishtajoret të zihen. Pas një ore, vendosni specat dhe domatet e prera në kube (mund të përdoret edhe salcë nëse nuk keni domate të freskëta), purenë e domates dhe zieni edhe për 10 minuta. Në fund, trasheni lëngun me një lugë fara liri të bluara, zieni maksimum edhe 5 minuta të tjera.