Endometrioza

Endometrioza

Një gjendje aq e zakonshme sa astma dhe diabeti, por që i prek vetëm femrat. Për dallim nga dy të tjerat, kjo sëmundje fshihet me mjeshtëri nëpër labirintet e trupit të femrës dhe nëse nuk kapet në kohë, sjell pas vetes pasoja të rënda.

Ka shumë mundësi që të keni dëgjuar për endometriozën, veçanërisht nëse jeni femër. Nëse e zgjoni pak më shumë kureshtjen dhe u drejtoheni forumeve të internetit, do të gjeni qindra femra nga rrethina juaj të cilat në një mënyrë apo tjetër, janë ose kanë qenë të prekura nga endometrioza. Endometrioza është e vështirë dhe e komplikuar për t’u diagnostikuar, sepse simptomat për zbulimin e saj janë shumë të ngjashme me ato menstruale, si ngërçe, dhimbje barku, ndryshime të humorit, rritje të oreksit.

Endometrioza është një sëmundje në të cilën shtresa e brendshme e cila e mbështjell mitrën e quajtur endometrium (shtresa që, nëse shtatzënia nuk ndodh, hidhet nga trupi së bashku me gjakun dhe pjesën e mbetur të mukozës), rritet në vendet ku nuk duhet të rritet, si te vezoret, vezëpërçuesit, legeni, madje edhe te fshikëza dhe stomaku.

Endometriumi te një grua e shëndetshme, i cili ndodhet në brendi të mitrës, nën ndikimin e estrogjenit – i cili arrin kulmin gjatë ovulacionit – bymehet, më pas shpërbëhet dhe në fund hidhet jashtë trupit nëpërmjet gjakderdhjes gjatë menstruacioneve. Por, indi jashtë mitrës që mbetet i bllokuar shkakton inflamacion, gjakderdhje të brendshme dhe dhimbje ekstreme.

Simptomi za endometrioza

Meqenëse dhimbjet dhe ngërçet karakteristike të menstruacioneve janë një reflektim i simptomave të endometriozës, askush nuk ngre një panik të madh dhe pikërisht për këtë bëhet shumë e vështirë për të diagnostikuar sëmundjen. Mesatarisht, procesi i zbulimit të endometriozës zgjat 7 vjet.

Sipas hulumtimeve të fundit, çdo e 10-ta grua në botë ka endometriozë, që nënkupton se rreth 176 milionë gra në mbarë botën vuajnë nga dhimbje të padurueshme. Shifrat e tilla janë një tregues se endometrioza qëndron krah për krah me diabetin dhe astmën.

Kontrolli rutinë te një gjinekolog mund të tregojë një cist specifik në ekzaminimin me eko, i cili analizohet më tej me ndihmën e markerëve të tumorit. Megjithatë, e vetmja mënyrë për të qenë të sigurt se a bëhet fjalë për endometriozën, është të kryeni një laparoskopi – një ndërhyrje e vogël kirurgjikale në të cilën bëhet një hapje minimale në bark me ndihmën e një laparoskopi, me të cilin kontrollohet nëse ka qeliza ose inde në formë të rritjeve. Bëhet biopsi për analiza të mëtejshme ose hiqet me kirurgji konservatore. Në rastet më të rënda, kur ka dëmtim të plotë të njërit prej organeve riprodhuese, për shkak se indi i endometrit i gërryen disi skajet e organeve të cilave nuk u përket, kërkohet një operacion më kompleks, veçanërisht nëse organizmi nuk reagon ndaj terapisë lazerike.

Përderisa të gjitha operacionet që lidhen me endometriozën kanë për qëllim heqjen e indit, histerektomia nënkupton heqjen e plotë të mitrës, kurse oforektomia edhe heqjen e vezoreve. Varësisht shkallës së problemit, mund të hiqen të dyja ose njëra nga vezoret.

Një problem tjetër me endometriozën është origjina e panjohur e saj. Bëhet fjalë edhe për një tjetër nga seria e sëmundjeve të heshtura dhe të padukshme me pasoja fatale. Një sërë teorish shkencore përpiqen të shpjegojnë se pse dhe si endometriumi nga muret e brendshme të mitrës përfundon në organe të tjera. Një mundësi shkencëtarët e shohin tek menstruacionet retrograde – gjak menstrual i cili kthehet në trupin e gruas gjatë periudhës së ciklit. Në këtë mënyrë ekziston mundësia që endometriumi të përfundojë në tubat fallopiane (vezëpërçuesit), legenin e vogël dhe zgavrat e barkut.

Faktori na rizik za endometrioza

Skaku se pse shfaqen menstruacionet retrograde është i panjohur, por dihet se ky nuk është shkaktari i vetëm i paraqitjes së endometriozës, sepse jo të gjitha gratë me menstruacione retrograde zhvillojnë endometriozë.

Ndryshimi jonormal në natyrën e qelizave është një tjetër shkak. Vetë shtresa që mbulon organet e legenit përmban në vete qeliza amë që kanë aftësinë të zhvillohen në forma të tjera të indeve siç është endometriumi. Ekziston një teori sipas së cilës qelizat e shtresës së brendshme të mitrës udhëtojnë përmes qarkullimit të gjakut dhe kështu arrijnë në organe të ndryshme të trupit.

Studiuesit nuk përjashtojnë as gjenetikën si shkaktar të endometriozës. Nëse ka një histori familjare të femrave me endometriozë, ajo shfaqet në çdo brez të ri.
Ekzistojnë të dhëna që tregojnë se disa femra me endometriozë kanë imunitet të dëmtuar, kështu që ai nuk regjistron gjendjen anormale, gjegjësisht që indet endometriale nuk i përkasin organeve të caktuara.

Endometrioza klasifikohet në 4 shkallë në varësi të vendndodhjes së saktë, thellësisë së përhapjes, si dhe pranisë dhe ashpërsisë së të ashtuquajturit korozion ose dëmtim të indeve. Numri më i madh i rasteve bëjnë pjesë në dy kategoritë e para, ndërsa dy të dytat karakterizohen nga ciste të mëdha dhe dëmtime serioze. Shkalla e endometriozës nuk lidhet me madhësinë dhe shpeshtësinë e simptomave, por infertiliteti është një simptomë shumë e zakonshme e endometriozës së shkallës së katërt.

Sëmundjes i duhet shumë kohë derisa t’i shfaqë simptomat. Disa prej tyre, si dhimbjet dhe ngërçet, janë të njëjta me ato gjatë ciklit menstrual dhe nuk zbulojnë shumë. Marrëdhënia e dhimbshme seksuale është simptoma e dytë që duhet t’i drejtojë gratë te gjinekologu. Megjithatë, arsyeja më e shpeshtë që i bën mjekët të fillojnë të dyshojnë për endometriozë është problemi me shtatzaninë. Gratë që kanë vështirësi për të mbetur shtatzënë, kanë shumë më shumë gjasa të kenë endometriozë sesa ato që kanë mbetur tashmë shtatzënë. Megjithatë, shumë gra të diagnostikuara me endometriozë kanë arritur të mbeten shtatzënë, veçanërisht nëse sëmundja është në fazën e dytë ose të tretë. Supozohet se 70% e këtyre grave do të mbeten shtatzënë gjatë tre viteve të para të trajtimit të sëmundjes. Pavarësisht kësaj, mjekët rekomandojnë shtatzëni gjatë vitit të parë pas laparoskopisë.

Një nga pyetjet që bëhet më shpesh është se a ekziston një lidhje midis endometriozës dhe kancerit. Si fillim, emëruesi i përbashkët i kancerit dhe endometriozës është estrogjeni, i cili stimulon ndarjen e qelizave në vezore dhe në gji. Me kalimin e kohës, qelizat që ndahen vazhdimisht mund të bëjnë gabim, gjegjësisht, të vijë deri te ndarja e pakontrolluar e qelizave ose kancer.

Endometrioza, nga ana tjetër, është indi që mbështjell mitrën dhe që rritet në një vend të pazakontë. Ai rritet nën ndikimin e estrogjenit, kështu që vetë sëmundja varet nga estrogjeni.
Një studim i gjerë që përfshin të dhëna nga 114 mijë femra në një spital në Danimarkë, zbuloi se femrat e diagnostikuara me endometriozë nën moshën 40 vjeç kishin një rrezik të reduktuar për kancer në gji, ndërsa ato të diagnostikuara midis 40 dhe 50 vjeç kanë 14% më shumë gjasa për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Për femrat mbi 50 vjeç, gjasat janë të njëjta pavarësisht nëse kanë qenë apo jo të diagnostikuara me endometriozë.

Disa kërkime bazohen në teorinë se gratë me endometriozë kanë më shumë mundësi për të zhvilluar disa lloje të kancerit të vezoreve. Rreziku është më i madh te gratë që kanë pasur endometriozë dhe probleme gjatë shtatzënisë primare (mbarsjes së parë). Megjithatë, kombinimet e pilulave kontraceptive orale, të cilat ndonjëherë përdoren si terapi për endometriozën, e reduktojnë ndjeshëm këtë rrezik.

Simptomat

  • Cikle të dhimbshme. Dhimbje legeni, ngërçe dhe ndonjëherë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe barkut, të cilat zakonisht shfaqen gjatë periudhës së ciklit menstrual. Ndonjëherë ato mund të fillojnë para ose të vazhdojnë për disa ditë pas përfundimit të tij.
  • Gjakderdhje e shtuar. Gratë me endometriozë zakonisht kanë perioda menstruale të rënda dhe ndonjëherë gjakosen ndërmjet cikleve menstruale (gjakderdhje depërtuese).
  • Dhimbje gjatë jashtëqitjes ose urinimit
  • Dhimbje gjatë ose pas marrëdhënies seksuale
  • Vështirësi gastrointestinale ose digjestive
  • Sterilitet
  • Lodhje dhe mungesë energjieendometriosis

Faktorët e rrezikut

Faktorët e zakonshëm që mund të rrisin rrezikun e endometriozës janë:

  • Të mos pasurit fëmijë
  • Historia familjare: Një anëtar i familjes me endometriozë
  • Fillimi i ciklit menstrual para moshës 11 vjeç
  • Cikle menstruale të shkurtra
  • Cikle menstruale të rënda më të gjata se 7 ditë

Si mund të ndihmojë ushqimi?

Zakonet e jetesës së shëndetshme mund të zvogëlojnë rrezikun e endometriozës dhe të lehtësojnë ndjeshëm simptomat te gratë që tashmë vuajnë nga kjo sëmundje.
Shmangni:

  • Glutenin ose të gjitha produktet e grurit si buka dhe makaronat për të reduktuar fryrjen dhe dhimbjen e legenit, për të paktën 4 deri në 6 javë.
  • Ksenoestrogjenet, substancat kimike të pranishme në pesticide, herbicide, ambalazhe plastike, të cilat në organizëm sillen si hormoni estrogjen, por me një efekt shumë më të fortë.
  • Alkoolin, studimet tregojnë se konsumimi i tepërt i alkoolit mund të rrisë nivelet e estrogjenit, gjë që rrit rrezikun e endometriozës.
  • Kafeinën, sipas një studimi, dozat e tepërta të kafeinës të konsumuara përmes kafesë, çajit jeshil, pijeve të gazuara rrisin estrogjenin te disa femra.

Aplikoni:

Aktivitet fizik, i rëndësishëm për zbutjen e simptomave të endometriozës. Aktiviteti i rregullt fizik mund të rrisë nivelet e metabolitëve të mirë të estrogjenit (përbërës që krijohen kur estrogjeni shpërbëhet) dhe të ulë nivelet e atyre jo të mirë, por kjo tezë akoma nuk është vërtetuar plotësisht.

Konsumimi i rregullt i produkteve të fermentuara si kosi, kefiri, perimet e fermentuara me qëllim të rregullimit të tretjes.

Konsumimi i rregullt i acideve yndyrore omega-3, vajit të aguliçes, vitaminës C, vitaminës E, zinkut dhe kompleksit B (vitaminat e kontrollojnë ekuilibrin e prostaglandinës dhe kanë një efekt anti inflamator), magnezit (pothuajse te të gjitha gratë me endometriozë vërehet se kanë mungesë të mineralit magnez), aminoacidit L-metioninë, pasi nxit detoksifikimin e estrogjenit të tepërt në mëlçi. Dozën e duhur të këtyre suplementeve ushqimore e cakton mjeku gjinekolog amë.