Përbërësit e nevojshëm për brumin:
- 300 g kungulleshka të njoma
- 1 qepë
- 60 ml vaj ulliri
- 60 ml lëng limoni
- 2 lugë tharm
- 1 lugë çaji kripë himalaje
- 240 g fjolla tërshëre
- 100 g farë liri të bluar
- 130 g miell kokosi
Përbërësit për salcën:
- 160 ml vaj ulliri
- 1 lugë gjelle përzierje erëzash (borzilok, rigon, trumzë)
- 2 lugë çaji hudhër të thatë
- 1 lugë çaji qimnon
- 1 lugë çaji spec djegës
- ½ lugë çaji kripë himalaje
Përbërësit për mbushjen
- 1 karotë të madhe
- 1 spec të kuq të madh
- 1 qepë të kuqe
- 300 g domate qershi
- 200 g kërpudha kampionë
- 100 g brokoli
- 100 g salcë domatesh
- 100 g djathë të kripur
Përgatitja:
Përzieni përbërësit e salcës në një enë të thellë, shtoni perimet dhe përzieni mirë që të bashkohen shijet. Radhitni perimet në letër për pjekje dhe dehidratoni në furrë në temperaturë 48 gradë për 2 deri në 4 orë. Përzieni përbërësit për brumin dhe në fund shtoni tërshërën, farat e bluara të lirit dhe miellin e kokosit. Përdorni një lugë për përzierje ose përdorni një përzierës elektrik. Ndani masën në 2 pjesë, bëni formë rrethi të hollë dhe vendosni brumin në letër për pjekje. Lyeni picat me salcë domatesh, më pas shtroni mbushjen e perimeve. Piqni për 10 minuta në furrë të parangrohur në 200 gradë. Në 2-3 minutat e fundit të pjekjes, hidhni djathë sipër picave. Shërbeni picat me ullinj dhe borzilok të freskët.