Thjerrëza me këri dhe patate të ëmbël

Thjerrëza me këri dhe patate të ëmbël

Përbërësit e nevojshëm:

  • 2 lugë çaji vaj ulliri
  • 2 gota thjerrëza
  • 3-4 qepë të njoma
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 rrotë më të trashë xhenxhefili, e grirë imët
  • 2 lugë çaji këri
  • 1 lugë çaji qimnon i bluar
  • 1 patate e ëmbël më e madhe
  • 4 gota lëng perimesh
  • 2 lugë pure domatesh

Përgatitja:

Ngrohni vajin e ullirit në një tigan tefloni në temperaturë mesatare, hidhni qepën e grirë hollë, hudhrën dhe pataten e ëmbël të prerë në kube që të skuqen. Shtoni erëzat dhe ¼ lugë çaji kripë. Skuqni për një deri në katër minuta derisa përbërësit të zbuten. Në fund shtoni thjerrëzat vetëm sa të ngrohen. Hidhni përbërësit në një tenxhere dhe mbuloni me lëng perimesh. Shtoni erëza sipas dëshirës dhe hidhni purenë e domates para se të vlojnë thjerrëzat. Mbuloni tenxheren dhe zieni thjerrëzat në temperaturë mesatare derisa të zbuten.