Kumbulla të pjekura me mafishe

Kumbulla të pjekura me mafishe

Përbërësit e nevojshëm:

  • 8 kumbulla
  • 1 shkop kanelle
  • 6 karafila
  • 375 ml verë të kuqe të ëmbël
  • 3 lugë shurup panje

Përbërësit për mafishet:

  • 2 të bardha veze
  • 2 lugë mjaltë
  • një majë kanellë

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 200 gradë. Ndani kumbullat përgjysmë dhe qëroni, më pas radhisni ato në një tepsi. Shtoni erëzat, verën dhe sheqerin. Piqni për 20 minuta. Rrihni të bardhat e vezëve së bashku me mjaltin dhe kanellën derisa të fitoni një krem ​​të fortë. Nëse është e nevojshme, vendoseni kremin në frigorifer. Shtoni pak nga përzierja sipër çdo kumbulle. Ktheni kumbullat në furrë, kurse temperaturën zvogëloni në 120 gradë dhe piqni edhe për 30 minuta.