Kos i ngrirë me fruta pylli

Kos i ngrirë me fruta pylli

Përbërësit e nevojshëm:

  • 2 gota kos grek
  • 2 lugë mjaltë ose shurup panje
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 gotë futa pylli të freskëta të përziera (luleshtrydhe, boronica, mjedra)
  • 1/4 gotë fruta të thata të copëtuara (bajame, arra, lajthi)
  • 1 çokollatë e zezë e copëtuar (me të paktën 70% kakao)

Përgatitja:

Në një tas përzieni kosin grek, mjaltin dhe ekstraktin e vaniljes derisa të fitoni një masë homogjene. Masën derdhni në një tavë ose tepsi (është me rëndësi që ta nxë në frigorifer) të shtruar me letër për pjekje. Përdorni një shpatull për ta përhapur masën në mënyrë të barabartë në një formë drejtkëndore ose katrore. Shpërndani frutat e freskëta të përziera mbi shtresën e kosit, më pas frutat e thata të copëtuara dhe në fund çokollatën. Vendosni në frigorifer të qëndrojë të paktën 3-4 orë në mënyrë që shtresa e kosit të forcohet. Thyeni kosin e ngrirë në copa me madhësi dhe formë sipas dëshirës.