Rizoto me shparg

Rizoto me shparg

Përbërësit e nevojshëm:

  • 1 tufë shparg të freskët
  • 6 gota lëng perimesh ose lëng nga mishi i pulës
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 qepë e vogël, e grirë hollë
  • 2 thelpinj hudhër, të shtypur
  • 300 g oriz – Arborio
  • 1/2 gotë verë të bardhë të thatë
  • 1/2 gotë djathë parmezan të grirë
  • kripë dhe piper të zi sipas shijes

Përgatitja:

Hiqni skajet e forta nga shpargu, më pas prisni kërcejtë në copa me gjatësi 1-2 cm. Zieni shpargjet në ujë të vluar për 2-3 minuta derisa copat të marrin ngjyrë jeshile të hapur dhe të zbuten pak. Kulloni dhe lini mënjanë. Në një tenxhere vendosni lëngun të ngrohet ngadalë. Në një tigan skuqni qepën dhe hudhrën në vaj ulliri të nxehur dhe sapo të zbuten shtoni orizin dhe skuqni për 2-3 minuta duke e përzier vazhdimisht. Hidhni verën dhe vazhdoni të përzieni. Filloni të shtoni lëngun e ngrohur në tigan, lugë pas luge, duke e përzier shpesh. Lini orizin të thithë lëngun para se të shtoni përsëri. Vazhdoni këtë proces derisa orizi të bëhet kremoz dhe i butë, por të jetë edhe pak i fortë (al dente), rreth 18-20 min. Gjatë 5 minutave të fundit të gatimit, përzieni me copat e shpargut. Hidhni parmezanin e grirë derisa të shkrihet dhe të bashkohet mirë. Shtoni kripë dhe piper të zi sipas shijes.