Ku gaboni?
Vera është gjithmonë një motiv i mirë për të filluar një regjim i cili ndoshta nuk do t’ju sjellë trupin e ëndrrave, por padyshim që do t’ju përgatisë për ushqimin e fortë të dimrit. Ushqimi i bazuar në fruta dhe perime të kombinuara me ujë janë ushqime mjaft të mira për të siguruar humbje peshe. Shalqinj dhe domate ka me shumicë, prandaj dëgjoni trupin tuaj, i cili ju sinjalizon se ka nevojë për ushqim më të lehtë. Por kujdes, vaktet e lëngshme dhe të lehta nuk janë aspak një formulë magjike për figurë ideale. Nëse nuk i kombinoni siç duhet, do t’ju dërgojnë në një rrugë pa krye.
Hani një mëngjes minimal
E filloni ditën me një lëng portokalli të sapo shtrydhur? Po, ju e keni plotësuar nevojën për vitaminë C, por ku janë edhe 500 kaloritë e nevojshme? Menuja e mëngjesit duhet të përmbajë vezë, dy feta bukë thekre, gjalpë dhe fruta të freskëta, ky është karburanti i nevojshëm për të funksionuar gjatë ditës. Mund t’ju tingëllojë si shumë, por kini parasysh se është ushqim i shpenzueshëm që trupi e përdor deri në mbrëmje. Hani një omëletë për mëngjes, kurse frutat le të shërbejnë si meze e lehtë pasdite.
I anashkaloni vaktet
Harroni arsyetimin: “Nuk kam kohë për të ngrënë” ! Pavarësisht se për cilin nga vaktet bëhet fjalë, çdo anashkalim ka pasoja negative ndaj shpejtësisë së metabolizmit. Regjimi në asnjë rast nuk duhet të nënkuptojë urinë. Vazhdimisht mashtroni stomakun dhe bëni që të funksionojë. Uria lehtë mund t’ju bëjë t’i dorëzoheni tundimit dhe në fund të përfundoni duke ngrënë një racion shumë më të madh se zakonisht. Mundohuni të mos lejoni që pushimi midis dy vakteve të mos i kalojë 4 orë.
Konsumoni vetëm ushqime dietike
Vetëm për faktin se e quajmë atë ushqim dietik, nuk do të thotë që duhet të harroni për sasitë që po konsumoni. Ushqimet e lejuara si frutat e thata, avokadot dhe bajamet mund të zvogëlojnë efektet e vakteve me pak kalori nëse hani më tepër nga ato. Jini të moderuar dhe gjithmonë përcaktoni sasitë. Në ditë, mjafton të hani vetëm 10 bajame të papërpunuara në stomakun bosh.
Gjatë fundjavës nuk mbani regjim ushqimi
Gjatë javës nuk ka vend për gabime, apo jo? Ndërsa jeni në punë ose kujdeseni për nipërit, pini çaj, hani mëngjes, hani fruta dhe kur të ktheheni në shtëpi, ju pret një vakt i pasur dhe i shëndetshëm. Por, orari prishet sapo vjen e shtuna dhe ju keni kohë për të fjetur më shumë ose për të ngrënë jashtë. Është në rregull t’ia lejoni vetes pak kënaqësi dhe të hani 2 topa akullore ose një copë çokollatë, por kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë plotësisht nga regjimi. Edhe kur jeni në një restorant, qëndroni te sallata, mishi i pastër i pjekur ose kërpudha dhe harroni dërrasën e skuqur.
Nuk bëni ushtrime
Vetëm për shkak se keni vrapuar një kilometër nuk ju jep të drejtën të lëshoheni te pica, aq më pak te lëngjet e gazuara dhe patatet e skuqura. Nëse mendoni se e keni merituar një kafshatë pas një stërvitje të vështirë, atëherë përpiquni që të jetë një ushqim i shëndetshëm dhe pa yndyrë. Çdo aktivizim i muskujve ndikon në efektivitetin e regjimit, prandaj ushtrimet janë të domosdoshme.
Pini ujë pas ngrënies
Nëse bëni kujdes me sasinë e ujit që pini gjatë ditës, atëherë kini parasysh se 2 orë pas çdo vakti, duhet të bëni pushim. Deri në vaktin e ardhshëm, ju lejohet të pini aq ujë sa mendoni se i duhet trupit tuaj, por për të mos lejuar hollimin e acideve të stomakut e me këtë edhe ngadalësimin e tretjes së ushqimit, harroni ujin menjëherë pas ngrënies.