Viana do Kastelo në Portugali

Viana do Kastelo në Portugali

Nëse ju pëlqejnë plazhet dhe historia në një vend, do t’ju pëlqejë…

I vendosur në pjesën veriore të Portugalisë, ky qytet i vogël do t’ju mahnisë me natyrën e tij, historinë dhe tingujt e muzikës tradicionale portugeze Fado, e cila e ka origjinën pikërisht këtu. Xhevahiri piktoresk i Portugalisë ndodhet në brigjet e lumit Lima, i kthyer kah Oqeani Atlantik, të pushton po aq me traditat e tij të gjalla.

Koha ideale për ta vizituar: Gushti

Në muajin gusht (nga data 20 deri më datën 23) në Viana do Kastelo mbahet festivali tre-ditor “Feasts of Nossa Senhora da Agonia“, ku popullata nga rrethet e veshur me kostume tradicionale portugeze parakalon nëpër qytet dhe i bën thirrje perëndeshës që të qetësojë detin dhe të ndihmojë peshkatarët. Shumë energji pozitive, muzikë dhe turma turistësh nëpër rrugica.

Rekomandim për gustatorët

Casa de Pasto Maria de Perre është një restorant i famshëm që ofron ushqime të panumërta tradicionale si merluci i kripur ose Tripas á moda do Porto – kallamar me fasule të bardha. Mau Maria është një bar unik i stilit të vjetër me një ambient të mbrendshëm të bardhë ku mund të bëni dolli me verën më të njohur Porto, ose të provoni likerin e famshëm Ginjinha.

Kafe me pamje

Quinta de Valverde është një hotel i vendosur në pikën më të lartë të qytetit dhe ofron një pamje të pabesueshme të Oqeanit Atlantik dhe lumit Lima, kurse është vetëm 10 minuta në këmbë nga qendra e qytetit. I fhsehur mes natyrës dhe luleve unike, do t’ju detyrojë të harroni gjithçka.

Vendet që duhet të vizitoni

Viana do Kastelo mund të krenohet me historinë e pasur e cila daton që nga koha romake. Qyteti u themelua zyrtarisht në shekullin e 13-të nga mbreti Afonso III, fillimisht për të mbrojtur bregdetin nga sulmet e piratëve dhe për të lehtësuar tregtinë. Gjatë shekujve, ai lulëzoi si një port jetik, veçanërisht gjatë Epokës së Zbulimeve në shekujt e 15-të dhe të 16-të, kur eksploruesit portugezë u nisën për të zbuluar territore të panjohura.

Castello

  • Një nga monumentet historike më të rëndësishme të qytetit është Santa Luzia, e vendosur në një kodër me pamje nga qyteti. Kjo bazilikë madhështore, e përfunduar në vitin 1943, u frymëzua nga Sacré-Cœur në Paris dhe ofron pamje panoramike që të lënë pa frymë. Përzierja e stileve arkitekturore neo-bizantine dhe neo-romake e bëjnë atë një vend magjepsës për dashamirët e historisë dhe arkitekturës.
  • Praça da República, një nga sheshet më të bukura në Portugali. Aty ndodhet edhe shatërvani Chafariz, i cili daton nga shekulli i 16-të.
  • Sé Cathedral de Santa Catarina, katedralja është ndërtuar në fillim të shekullit të 15-të. Pavarësisht restaurimit në shekullin e 17-të, është ruajtur pamja e saj autentike dhe pikërisht për këtë numërohet në tre ndërtesat e para që duhet patjetër t’i vizitoni sapo të shkoni atje.
  • Qyteti ofron plazhe të mrekullueshme, si Praia do Cabedelo dhe Praia de Afife, të cilat janë perfekte për surfim, not ose thjesht për t’u çlodhur buzë detit. Malet që gjenden pranë, Serra d’Arga, ofrojnë shtigje për ecje me pamje mahnitëse dhe mundësinë për të eksploruar peizazhin e gjelbër të bujshëm që e karakterizon rajonin Migno.