Një dëshmi jashtëzakonisht intime dhe e sinqertë nga mbretëresha e baladave, e papërsëritshmja Selin Dion, e cila flet për betejën e saj me “Simptomën e personit të ngurtë” – një çrregullim neurologjik autoimun i rrallë, i shoqëruar me spazma të dhimbshme muskulore, për shkak të së cilës këngëtarja u detyrua të bëjë pauzë në karrierën e saj. Një film i vrazhdë dhe i sinqertë që nxjerr në pah muzikën si udhërrëfyesin e jetës së saj, duke treguar njëkohësisht edhe qëndrueshmërinë e shpirtit të saj.