HOROSKOPI MUJOR PËR SHTATOR-TETOR 2024

HOROSKOPI MUJOR PËR SHTATOR-TETOR 2024

Binjakët do jenë aktiv, Virgjëreshat të hapura për dashuri

Dashi duhet të përqendrohet në udhëtime, investime në njohuri dhe çlirim emocional nga çdo gjë që e robëron shpirtin e tij. Shpërthimet melankolike, frikën nga braktisja dhe pasigurinë personale do t’i reduktojnë në minimum, vetëm nëse ndalojnë ta perceptojnë veten si viktimë e rrethanave nga e kaluara.

Demat u çliruan nga prania e Marsit në shenjën e tyre të zodiakut, kështu që do të mund të hapin perspektiva të reja në fushën profesionale dhe emocionale. Suksesi nuk do t’i anashkalojë, veçanërisht nëse punojnë me durim, me paramendim dhe këmbëngulje për të realizuar potencialet e tyre. Duhet t’i kushtojnë vëmendje shëndetit.

Binjakët do vazhdojnë të jenë aktiv, të hapur dhe kureshtarë. Për të qenë në paqe me veten, rekomandohet që të shmangin personat të cilët vazhdimisht ankohen dhe shpërndajnë energji negative dhe të fokusohen tek individët që kanë një ndikim pozitiv ndaj personalitetit të tyre.

Të lidurit në shenjën e Gaforres do të përballen me vështirësi dhe keqkuptime të mëdha me partnerin aktual, kështu që duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet e tyre dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e grumbulluara. Është mirë që të qetësojnë shpirtin e tyre duke dëgjuar muzikë çlodhëse, shëtitje në natyrë dhe vizita në ngjarje kulturore.

Luanët do të frymëzohen pozitivisht dhe do të jenë në gjendje të krijojnë parakushte harmonike për përparim në të gjitha fushat e jetës. Marrja e përgjegjësisë, përcaktimi i qartë i qëllimeve, udhëtimet dhe ndryshimet janë gjërat që duhet të iniciojnë gjatë periudhës së ardhshme.

Ndikimi i Diellit te të lindurit në shenjën e Virgjëreshës do t’u sjellë atyre situata të reja në fushën e dashurisë dhe mundësinë për të mbaruar përfundimisht me personat dhe marrëdhëniet që kanë pushtuar personalitetin e tyre. Virgjëreshat beqare duhet të fokusohen te dashuria dhe të hapen për një marrëdhënie emocionale me një person që do t’i pushtojë me energjinë e tij të pazakontë.

Peshoret mund të kenë probleme në lidhje me pronat e paluajtshme dhe keqkuptime në marrëdhëniet me njerëzit e afërt. Ata duhet t’i kushtojnë vëmendje gjendjes së tyre psikofizike dhe të mos ndërmarrin aktivitete që do t’i vendosin në një situatë të pakëndshme. Përqendrimi në vlerat e veta dhe shmangia e rreziqeve duhet të jetë prioriteti i tyre kryesor në periudhën e ardhshme.

Akrepat do të duhet të bëjnë ndryshime rrënjësore në jetën e tyre dhe të përcaktojnë prioritetet sepse tranziti i Marsit mund t’u sjellë atyre tundime të mëdha, pasiguri dhe kufizime. Veprimi me zgjuarsi dhe përballja me gjërat që për një kohë të gjatë u kanë shkaktuar shqetësime të brendshme dhe ngecje duhet të jenë zgjidhja thelbësore për dalje nga kriza.

Të lindurit në shenjën e Shigjetarit do përballen me një krizë të madhe emocionale dhe do kenë probleme në marrëdhëniet me personat e tjerë. Këshillohen që të mendojnë me kujdes për gabimet e së kaluarës, të fillojnë të punojnë për harmonizimin e personalitetit dhe të marrin përgjegjësinë për gjërat që ndodhin në jetën e tyre.

Bricjapët do të duhet t’i kushtojnë vëmendje marrëdhënieve me publikun, të rishikojnë planet e tyre dhe të mos hyjnë në punë ekipore me persona që shfaqin papërgjegjshmëri, egoizëm dhe paqëndrueshmëri. Përqendrimi në vlerat e veta duhet të jetë prioriteti i tyre, si dhe shmangia e aktiviteteve të rrezikshme financiare.

Ujorët duhet të jenë të disiplinuar, të matur dhe të fokusuar në vlerat pozitive, sepse lëvizjet e pamatura mund t’u kushtojnë shtrenjtë gjatë periudhës së ardhshme. Nga ana tjetër, duke vepruar me zgjuarsi dhe duke vendosur prioritete, mund të krijojnë perspektiva të shkëlqyera për përparim dhe realizim të qëllimeve.

Peshqit do jenë spontan, të relaksuar dhe plot energji krijuese. Çlirimi nga tensioni dhe distanca nga personat që u shteronin energjinë, do t’u sjellë momente më të bukura në dashuri dhe përparim në punën e tyre. Duhet vetëm të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe aktivitete të rrezikshme që lidhen me dokumente dhe kontrata.